RREZIKU I MOSKTHIMIT

Jul 14 • Meditimi i ditës

14 korrik 2015 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

  

Prania e Hyjit

 

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
të çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria

 

Hyji sillej me mua ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra që Hyji duhet të m`i mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Vetëdija

 

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj ngadalë

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.

 

Mt 11, 20-24

 

20 Atëherë zuri t’i qortojë qytetet, në të cilat Jezusi kishte bërë shumë e shumë mrekulli, e ato nuk u kthyen.

21 “I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidë! Sepse, sikur të ishin bërë në Tir e në Sidon të gjitha ato mrekulli që u bënë ndër ju, kaherë do të kishin bërë pendesë të veshur me thes pendese e të përhimë. 22 Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do ta kenë më lehtë se ju Ditën e Gjyqit!

23 E ti, o Kafarnaum,

a thua do të ngritesh deri në qiell?

Ti do të plandosesh deri në ferr!

Sepse, sikur të ishin bërë në Sodomë mrekullitë që u bënë në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite! 24 Prandaj po ju them: treva e Sodomës do ta ketë më lehtë se ti ditën e Gjyqit!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi mësonte për Mbretërinë e Hyjit, duke predikuar mesazhin eshërimit dhe të kthimit. Megjithatë, mësimi i tij dhe veprat e fuqishme nuk janë të pranuara gjithmonë. Ai i qortoi njerëzit e Betsaidës, Tirit, Sidonit dhe Kafarnaumit, sepse nuk po i hapeshin fryteve të misionit të tij duke u dhënë atyre mundësinë për të reflektuar se në çfarë mënyre ishin duke e humbur atë që po u ofronte Hyji.

– A i vërej mënyrat në të cilat mësimi i Jezusit ka ndikim në jetën time?

– Do të lus qëtë mund të rritem në pasurinë e besimit duke shprehur bujarisht falënderimin për dhurata te marra që më janë dhënë lirisht. Luse dhe që të jem më i/e hapur ndaj hirit dhe providencës së Hyjit në jetën time.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus i dashur, po ta hap zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,

Se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »