MISTERI I BIRIT

Jul 15 • Meditimi i ditës

15 korrik 2015 – E hënë, Shën Bonaventura, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

  

Prania e Hyjit

 

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.

Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.

Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.

Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

 

”Jam i lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Vetëdija

 

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar përkujdesjen ndaj meje.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 11, 25-27

 

25 Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha:

“Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut,

që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtët,

e ua zbulove të vegjëlve.

26 Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!

27 Ati më dorëzoi mua gjithçka

dhe askush s’mund ta njohë Birin përveç Atit,

dhe askush s’mund ta njoh Atin, përveç Birit

e përveç atij kujt Biri do që t’ia zbulojë.

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Këtu është hequr një perde për të treguar raportin e veçantë midis Jezusit dhe Atit të tij. Emri i veçantë dhe intim” Abba, Atë (babë)” shfaqet pesë herë në këtë pasazh. Ky është një emër i zakonshëm familjar në gjuhën aramaike (gjuhën amtare të Jezusit), me të cilin fëmija do ta thërriste babanë e vet natyror. Për shkak të supozimit (nënkuptimit) të këtij raporti unik dhe intim, farisenj të dhe skribët do ta dënojnë Jezusin me vdekje në kryq.

– Birika qasje të privilegjuar tek Ati. Kjo nuk është marrëdhënie ekskluzive apo e mbyllur, në fakt, Jezusi i fton edhe të tjerët të marrin pjesë në të. Ne në këtë “Moment të shenjtë” jemi në mesin e atyre “të cilëve Biri dëshiron të na zbulojë Atin”.

– O Zot Jezus, na ndihmo të përjetojmë se edhe ne jemi bij dhe bija të dashur të Atit tonë Qiellor.

 

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia hap zemrën.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »