FTESË PËR T`U ÇLODHUR

Jul 16 • Meditimi i ditës

16 korrik 2015 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

  

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.

E marr me mend se si gjithçka rreth meje,

ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,

rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

 

Nuk ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Vetëdija

 

Në këtë moment, oZot, po i drejtoj mendime te mia kah Ti.

Do t`i lëmë njanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 11, 28-30

 

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj, 30 sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

– Jezusi na ftonqë të vijmë tek ai, ashtu siç jemi. Ai e pranon preokupimin tonë me punë dhe mënyrën tonë të përshpejtuar të jetesës, sesi punojmë dhe se si jemi të ngarkuar, si dhe na tërheq but nga vetja. Ai dëshiron t`i dëgjojë të gjitha hallet dhe barrët tona.

– Kur e kalojmë kohën me Jezusin i ofrojmë prehje shpirtrave tanë. Hyji na flet në heshtjen e zemrës sonë duke na dhënë paqen e brendshme.

– Me Hyjin mund të flasim si me mikun, guxojmë të ndajmë gëzimet dhe hidhërimet tona, shpresat dhe frikën tonë. Ai kurrë nuk lodhet duke na dëgjuar ne. Në ne ripërtërin vazhdimisht dhuratën e dashurisë së tij.

– Çka dua të ndaj me Jezusin në këtë kohë të lutjes?

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »