SHËRBËTORII DASHURI HYJIT

Jul 18 • Meditimi i ditës

18 korrik 2015 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Gjithçka e ka vendin dhe kohën e vet”, thotë fjala e urtë.

O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj ta kaloj kohën në praninë tënde.

Që ta dëgjoj thirrjen tënde.

 

Liria

 

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu të dëgjoj që të marrë vesh çka po dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin, disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Mt 12,14-21

 

14 Farisenjtë, si dolën jashtë, mbajtën këshillim kundër tij si ta vrisnin.

15 Kur Jezusi e mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumë vetë dhe ai i shëroi të gjithë. 16 I urdhëroi që të mos e shpallnin, 17 për të shkuar në vend fjala e Isaisë profet:

18 “Ja shërbëtori im, të cilin e zgjodha,

i Dashuri im, që e ka për zemër shpirti im.

Në të do ta vë Shpirtin tim.

Ai do t’u lajmërojë paganëve fenë e vërtetë.

19Nuk do të kërcënojë as nuk do të bërtasë,

askush s’do ta dëgjojë zërin e tij në sheshe.

20As kallamin e shkelur s’do ta thyejë,

as fitilin që veçsa tymon nuk do ta ndalë

derisa ta ketë çuar të drejtën në fitore.

21Në Emrin e tij do të shpresojnë popujt.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi ishte një avokat drejtësie, që predikonte qetë porosinë e dashurisë që e lironte popullin e tij. Kur hasi në armiqësinë e farisenjve, që kishin bërë komplot kundër tij, nuk donte që pasuesit e tij ta bënin atë të njohur. Ai donte që të përmbushej profecia e Isaisë mbi Shërbëtorin e vuajtur, që ishte plot butësi dhe mëshirë, e që Jezusi e aplikon për veten e tij.

– A mund të lus me fjalët e Isaisë dhe t`i jap nder e lavd Hyji Hyji më ka zgjedhur, unë jam bir/bija i/e tij i/e dashur që më ka për zemër – i pëlqej atij. Ai ma ka dhënë Shpirtin e tij dhe dëshiron të më bekojë me bollëk.

 

Bashkëbisedimi

 

Zot i dashur, të faleminderit që më do dhe që më fton në një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me ty.

Dashuria ime u përhaptë dhe i prektë të tjerët.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »