GRUAJA QË E PA ZOTIN E NGJALLUR

Jul 22 • Meditimi i ditës

22 korrik 2015 – E martë, Shën MariaMagdalenë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

  

Prania e Hyjit

 

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Vetëdija

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

Hyji na dëftonveten e vetme anë tëshkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstinngaUngjilli i sotëmdisa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.

 

Gjn 20,1-2.11-18

 

1 Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi MariaMagdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit. 2 Atëherë erdhi me vrap te Simon‑Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u tha: “E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.” 

11Maria qëndroi jashtë te varri dhe qante. Ashtu, duke qarë, u përkul e shikoi në varr. 12 Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha ndenjur në atë vend, ku qe trupi i Jezusit‑ njëri te koka e tjetri te këmbët. 13 Ata i thanë:

“Pse po qan, moj burrneshë?”

Ajo u përgjigj:

“E morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.”

14 Si tha kështu, u soll prapa e pa Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte Jezusi. 15 Jezusi i tha:

“Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon?”

Ajo, duke kujtuar se është kopshtari, i tha:

“Zotëri, nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e tani po e marr unë.”

16 “Mari!” ‑ i tha Jezusi.

Ajo u kthye e i tha hebraisht: “Rabbuni!” (‑ që do të thotë Mësues). 17Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.”

18MariaMagdalenë shkoi dhe u lajmëroi nxënësve se e pa Zotërinë dhe se i tha këto fjalë.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kjo skenë e mbushur me lot e meriton ta sodisim, ta meditojmë nga zemra e MariMagdalenës. Pjetri dhe Gjoni e panë varrin dhe u kthyen në shtëpi. Maria qëndroi e shqetësuar, duke menduar vetëm në Jezusin pranë vdekjes të së cilit kishte qenë e pranishme dhe dëshironte së paku ta shihte trupin e tij. A ia pamundësuan lotët e saja që ta dallonte Jezusin? Befas e dëgjon një zë të njohur që e shqipton emrin e saj. Pikëllimi i Marisë Magdalenëu kthye në gëzim kur ajo e njohu Jezusin. Bota e saj u rrotullua dhe ndryshoi – menjëherë shkoi për t`iu treguar dishepujve: “E pashë Zotërinë!” Tani sheh edhe përtej kufirit që ndanë jetën dhe vdekjen dhe e takon zotëruesin e tyre.

– Me ringjalljen e Jezuit ne festojmë fitoren mbi mëkatin dhe vdekjen. Ky është themelii besimit të krishterë.

– Si ndikon në mua hiri i ringjalljes? Lus që me kënaqësi ta pranoj mesazhin e Jezusit të ringjallur, duke besuar në fuqinë e pranisë së tijnë jetën time.

 

Bashkëbisedimi

 

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »