I/E (PA)LIDHUR

Jul 23 • Meditimi i ditës

23 korrik 2015 – E enjte, Shën Birgita, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Zoti është me mua. Madje më shumë: Zoti është në mua, ai bën që unë të ekzistoj.

Një moment do të pushoj në praninë jetëdhënëse të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

 

Liria

 

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e heshtjes, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty.

 

Vetëdija

 

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë sesi jam.

Si po kalon dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Gjn 15,1-8

 

1 “Unë jam hardhia e vërtetë,

e im Atë është vreshtari.

2 Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt,

Ai e pret,

kurse secilin që jep fryt,

Ai e pastron,

që të japë më shumë fryt.

3 Tashmë ju jeni të pastruar

me anën e fjalës që ju thashë.

4 Banoni në mua sikurse edhe unë në ju.

Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt

prej vetvetes,

i shkëputur prej hardhisë,

po ashtu as ju, nëse nuk mbeteni në mua.

5 Unë jam hardhia,

ju jeni shermendet.

Kush mbetet në mua e unë në të,

ai jep shumë fryt,

sepse pa mua s’mund të bëni asgjë.

6 Nëse ndokush nuk mbetet në mua,

hidhet jashtë porsi shermendi i prerë

e thahet.

Të tillët i bashkojnë, i qesin në zjarr e digjen.

7 Nëse mbeteni në mua,

dhe, nëse fjalët e mia qëndrojnë në ju,

kërkoni gjithçka të doni

dhe do t’ju jepet.

8 Me këtë gjë lavdërohet im Atë:

nëse jepni shumë fryt

e dëftoheni nxënës të mi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi fliste me anë të shëmbëlltyrave në mënyrë që kuptimi i mësimit të tij të lëshonte rrënjë në jetën e atyre që ai i mësonte, sepse dukej se disa nuk e pranonin mesazhin e tij. Ai shpresonte se dëgjuesit e tij do të marrin mesazhin e Mbretërisë së Hyjit, të rinë zemrat e tyre, duke menduar për imazhet që ua paraqiste

– A ekziston kohë kur kam nevojë për të bërë një hap prapa nga të gjitha punët e jetës, në mënyrë që t`i përshtatem mesazhit të Jezusit? E lus Jezusin që të më mbushë menjë vetëdije më të madhe tëpranisë së tijnë mënyrë që t`ipranojdhuratat edashurisë, gëzimitdhe paqesqë m`i jep.

 

Bashkëbisedimi

 

Dhuntia e të folurit është një dhuratë e jashtëzakonshme.

Bëj që këtë dhuratë të mund ta përdori me dashamirësi.

Qofsha i/e ngadalshëm kundrejt fjalëve të vrazhda që plagosin,

kundrejt fjalëve të thëna në zemërim.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »