ME 1 GUSHT DO TË MBAHET FESTA E DIASPORËS NË KATEDRALEN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Jul 23 • Kisha në Kosovë

Më 1 gusht, Ipeshkvia e Kosovës organizon ditën e Diasporës me besimtarët katolik dhe njerëzit vullnetmirë që jetojnë në mërgim. Kjo ditë tashmë tradicionale është iniziativë e SH.T. Imzot Dodë Gjergjit, ipeshkvit të Kosovës, me qëllim të takimit dhe bashkëndarjes së traditës fetare dhe kukturore, eksperiencë dhe dëshmisë së pëkatësisë identitate shqipëtare dhe krishterore.

Për këtë rast, do të kremtohet mesha solemne në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, në ora 11:00, në të cilën do të jetë edhe shugurimi diakonal i dy seminaristave: Meriton Dedaj dhe Daniell Markprekaj.

Pas meshe do të mbahet një koncert në Qendrën Don Bosco, me dy këngëtarë të mirënjohur të estradës sonë: Shkumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa. Koncerti është caktuar të mbahet në ora 14:00.

(Drita)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »