SCOUTIZMI NË KOSOVË – EKSPERIENCË E RE EDUKATIVE E TË RINJVE

Jul 28 • Kisha në Kosovë

Për herë të parë, edhe në Kosovë u organizua Kampi i Skoutizmit, që kishte si qëllim promovimin e Paqes dhe Dashurisë ndërmjet njerëzve dhe të gjithë atyre që i duan dhe punojnë për vlerat njerëzore, pa dallime etnike, fetare, gjuhësore, gjinore etj.

Por çfarë është scoutizmi?                                          

Për të gjithë ata që për herë të parë e dëgjojnë këtë fjalë, scoutizmi është një lëvizje edukative e të rinjve, që ka për objektiv formimin integral të personit, sipas parimeve të parapara nga themeluesi anglez Lordi Robert Baden-Powell. Scoutizmi, është lëvizje në lëvizje, që përmes lojës, fantazisë, aventurave të jetës në vende të hapura, përvojës komunitare; përmes kërkimit të vazhdueshëm për kuptimin e jetës dhe të zhvillimit të përmasës sociale e shpirtërore, mundohet të përgjigjet në shumë pyetje autentike të të rinjve mbi jetën dhe mbi suksesin e saj.

Lordi R. B. Powell, i lindur në 22 shkurt 1857 në Londër, një njeri me karakter pragmatik, në konkretësinë e gjuhës dhe institucioneve të tija pedagogjike, kishte treguar 4 pikat themelore për metodën scout:

1. Formimi i karakterit

2. Aftësia e punëdores

3. Shëndeti dhe fuqia fizike

4. Shërbimi ndaj të afërmit.

Këto tipare të thjeshta për formimin dhe edukimin e një njeriu të pjekur, janë të domosdoshme edhe për një qytetarë të mirë.

Të mbështetur në parimet e kësaj metode, scoutizmi vë para të rinjve idealin për jetën. Scoutizmi merret me fëmijët nga 7-8 vjet, deri tek mosha rinore 20-21, duke e artikuluar këtë periudhë në tri faza:

a. Nga 7-8 dhe 11 vjet, fëmijët jetonjë në “kope” apo në “rreth” si ujq të vegjël.

b. Nga 11-12 deri në 16 vjet, fëmijët dhe të rinjtë jetojnë në “repart” sikur eksplorator dhe udhëheqës.

c. Nga 16-17 deri 20-21 të rinjtë, burra dhe gra, janë “clanrovers dhe scouts

Të gjithë anëtarët scout bëjnë betim, i cili familjen scout e bën të besueshme, të fortë dhe të qëndrueshme. Në fakt, betimi i scout bëhet kështu: “Me ndihmën e Zotit, premtoj me nderin tim që do të bëjë më të mirën nga vetja ime, për të kryer detyrën time ndaj Zotit dhe ndaj atdheut tim, për të ndihmuar të tjerët në çdo rrethanë, dhe për të mbajtur ligjin scout.”

Ky betim çdo fëmijë e të rinj e fut në një aventurë të mrekullueshme të besueshmërisë, disiplinës, angazhimit maksimal për familjen scout, duke treguar një angazhim dhe dashuri për natyrën, për vëllain dhe motrën njeri, për të qenë të dëgjueshëm, të gëzueshëm, të mos përkulen përballë vështirësisë, dhe si të tillë të jenë të gatshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për të realizuar një formim dhe edukim njerëzor integral.

Pse i vyen kjo frymë Kosovës?

Duke pasur parasysh këtë frymë që e karakterizon lëvizjen Scout, Ipeshkvi ynë Imzot Dodë Gjergji, në bashkëpunim me një grup të Scoutëve nga Albano, afër Romës, mundësuan fillimin e scoutizmit në Kosovë me qëllim që kjo lëvizje të bie kontributin e vet për formimin integral të fëmijëve dhe të rinjve kosovarë dhe shpejt të bëhet pjesë e scoutizmit internacional. Kjo grishje që ishte në fillimin e bisedimeve mes zotëri Riccardo Ricci, kryesues i Grupit të scoutëve italian dhe Ipeshkvit Dodë Gjergjit, u realizua sivjet në fshatin Letnicë, komuna e Vitisë, nga 13 – 20 korrik, në të cilën morën pjesë 6 scout italian, që e ndihmuan fillimin e kësaj lëvizje, dhe 24 të rinj dhe reja nga disa pjesë të Kosovës. Përfaqësues i Ipeshkvisë për këtë kamp, u emërua Don Kastriot Idrizi, i cili ndihmoi dukshëm realizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme. Don Kastrioti do të ketë edhe në vazhdim rolin e përgjegjësit, udhëheqjes shpirtërore të familjes scout në Kosovë.

Ky fillim i mirë dhe i rëndësishëm do të vazhdojë të rritet në vendin tonë, duke u bashkëngjitur familjes internacionale të scoutizmit, dhe do të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare nëpër të gjithë botën. Scoutizmi në Kosovë do të shtrihet në të gjitha zonat e Kosovës, duke përfshirë të rinj dhe të reja nga të gjitha komunitetet, për të promovuar një frymë vëllazërimi, bashkëjetese dhe socializmi dobiprurës në mes të të gjithë të rinjve në Kosovë. Përfitojmë nga rasti të ftojmë të gjithë që të na ndihmojnë në realizimin e kësaj lëvizje, famullitë e dioqezit tonë, komunat dhe të gjithë ata njerëz vullnetmirë që e dëshirojnë një formim të këtillë për të rinjtë e të rejat e vendit tonë

Për Dritën: Gurpi i Scoutëve të Kosovës

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

Shpërndaje

Comments are closed.

« »