BESIMI NË TË (JASHTË)ZAKONSHMEN

Jul 31 • Meditimi i ditës

31 korrik 2015 – E premte, Shën Injaci i Lojolës, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar.

Ai t`i ka lëshuar sytë.

Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

 

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (shënInjaci)
Lus hirin e shenjtë: që të dorëzohem plotësisht në dashurinë e Hyjit.

 

Vetëdija

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde.

Mbylli sytë një moment. Gjatë kohës që rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mt 13, 54-58

 

54 Si erdhi në qytetin ku ishte rritur, i mësonte qytetarët në sinagogën e tyre ashtu që, të mahnitur, thoshin: “Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Po a nuk është biri i zdrukthëtarit? 55

Po a nuk i quhet e ëma Mari e vëllezërit Jakob, Jozef, Simon e Judë? 56 Po a nuk janë ndër ne të gjitha motrat e tij? Nga, atëherë, i erdhën këtij të gjitha këto?” 57 E kjo u shkaktonte mosbesim në të. Prandaj Jezusi u tha: “Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet!”

58 Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli.

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jesusin e refuzuan bashkatdhetarët e tij të cilët kishin mbetur të shtangur nga mençuria dhe forca e tij. Nuk mund ta pranonin këtë njeri të zakonshëm si një mësues, njërin prej tyre, familja e të cilit e vizitonte sinagogën. Ata zgjodhën për të mos e dëgjuar atë edhe pse aipo e thoshte të vërtetën.

– Lus për mençuri dhe ndriçim shpirtëror që të mund të dëgjoj dhe të reflektoj për mësimet e Jezusit. I kërkoj Zotit që me një njohuri dhe urtësi të përtërirë ta kuptoj rëndësinë e besimit në ecjen time me Jezusin.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes sate të sotshme.
“Merre, o Zot, dhe pranoje

gjithë lirinë time, mendjen time,

intelektin tim dhe gjithë vullnetin tim,

gjithçka kam dhe posedoj.

Ti m`i ke dhënë ato. Ty, o Zot, të gjitha po t`i kthej;

gjithçka është jotja, dispono me të gjithat sipas vullnetit tënd.

Ma jep vetëm dashurinë dhe hirin tënd,

kjo më mjafton. (Shën InjacLoyola)

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »