(Ç)EKUILIBËR MIDISKOKËS DHE BARKUT

Aug 1 • Meditimi i ditës

1 gusht 2015 – E shtune, Shën AlfonsLiguori, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

Prania e Hyjit

O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.
Mos qofsha kurrë aq shumë i/e preokupuar me punë sa të mos mund të gjeja kohë dhe të jem me ty.

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.
Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.
Mëshira jote nuk njeh kufi.

Vetëdija

Në praninë e Hyjitqë më njeh në mënyrë intime,
dhe mëpranonkrejtësishtashtu si jam,
mund t`i lejoj vetes tëjem i/e sinqertëse sijam duke e ndier veten.
Si kaloidita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje meatë që kampërjetuar,
dhese si jam përgjigjur?
I ndajndjenjat e miahaptazime Zotin.

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

Mt 14, 1-12


1 Në atë kohë Herodi tetrark dëgjoi ç’flitej për Jezusin 2 dhe u tha shërbëtorëve të vet: ’Ky është Gjon Pagëzuesi! U ngjall së vdekuri! Ja, përse ka pushtet të bëjë mrekulli!’
3 E vërtet Herodi e kishte zënë Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte qitur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet. 4 Sepse Gjoni i kishte thënë: ’Nuk guxon ta mbash për grua Herodiadën!’ 5 Herodi donte ta vriste, por druante nga populli, sepse Gjonin e mbanin për profet.
6 Në ditëlindjen e Herodit, bija e Herodiadës vallëzoi para të ftuarve dhe aq i pëlqeu Herodit, 7 sa që me përbetim i premtoi se do t’i jepte çkado që t’i kërkonte. 8 Ajo, e mësuar prej së ëmës: ’Ma jep – tha – këtu në pjatë kokën e Gjon Pagëzuesit!’ 9 Mbretit i erdhi keq, por për shkak të përbetimit e të të ftuarve, urdhëroi t’i jepej. 10 Dërgoi dikë dhe ia preu Gjonit kokën në burg. 11 Kokën e Gjonit e sollën në pjatë, ia dha vajzës e kjo së ëmës.
12 Pastaj erdhën nxënësit e Gjonit, e morën trupin, e varrosën, shkuan dhe i treguan Jezusit.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 – Premtimi bujari Herodit nuk ishte në ekuilibër me urtësinë dhe drejtësinë.

– Lus për njerëz jetët e të cilëve janë jashtë ekuilibrit, që kanë dalë jashtë kontrollit dhe që e kanë humbur ndjenjën e mirësisë së tyre personale. Do t`i kujtoj të gjithë ata që vuajnë padrejtësi për shkak të arrogancës së të tjerëve dhe t`i lejoj Hyjit të më tregojë se çfarë do të mund të bëja, sesi të lutem.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me mirëbesim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

’Rrini zgjuar – mos flini.’
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të rrish zgjuar të gjitha ditët e jetës sime.

Përfundimi

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »