DITA E DIASPORËS: FESTA QË I BASHKON MËRGIMTARËT NË ATDHE

Aug 2 • Kisha në Kosovë

Teksti: Drita

Fotografitë: Antigona Pjetraj

Tashmë tradicionalisht Ipeshkvia e Kosovës i bashkon mërgimtarët në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, më 1 gusht, e njohur si Dita e Diasporës. 

Qindra besimtarë, nga viset e ndryshme, ishin bashkuar këtë të shtunë në Katedralen e Nënë Terezës, për ta shënuar këtë ditë tradicionale, e cila pikën e saj kulminate e kishte në meshën e shenjtë në ora 11:00, që njëkohësisht ishte edhe mesha e shugurimit të dy seminaristëve të Ipeshkvisë sonë, Meriton Dedaj, nga Planqori (Famullia e Novosellës) dhe Daniell Markprekaj nga Zymi. Ky rit i bukur i shugurimit diakonal kishte bashkuar edhe shumë besimtarë shtesë, pos nga famullitë e vendit prej nga vinin diakonët e rinj, edhe formatorët nga Seminari Ndërdioqezan në Shkodër, përkatësisht meshtarët që kujdesën për formimin e meshtarëve të rinj, profesorët, priftërinjë, murgesha, seminaristët e Seminarit të Shkodrës dhe laik nga vise të ndryshme të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ishte e bashkuar, në njëfarë mënyre, një pjesë e Kishës ndër Shqiptarë, nga të gjitha trojet shqiptare. Mesha e solemne në Katedrale pati mysafirë edhe dy ipeshkvijë: Imzot Zef Gashin, argjipeshkvin e Tivarit dhe Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës (Shqipëri).

Pjesëmarrja e madhe e Kishës shqiptare, klerë dhe popull, nuk kishte si mos të krijonte atmosferën e bukur të të qenit bashkë, të të qenit një familje e Zotit që e krijojnë bijë e bija shqiptare të shpërndarë në të gjithë botën. Nga pleqtë deri tek fëmijët shfaqej gëzimi i njëjtë, tu e falënderua Zotin për këtë ditë të bukur.

Imzot Dodë Gjergji, në pretkun e rastit, shprehu gëzimin prej bariu për praninë e Kishës nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë ditë të diasporës, potencoi Imzot Doda, jemi së bashku Kisha në Kosovë dhe Kisha në Diasporë, ajo e Shqipërisë dhe e Malit të Zi. Ipeshkvi pastaj u ndal në dy pika që e shënuan këtë ditë; dita e diasporës, që ne si kishë e kremtojmë tash disa vite, e që ka për qëllim bashkimin e mërgimtarëve në një ditë feste, bashkimi dhe bashkëndarje të eksperiencës së fesë, të kulturës, me një fjalë, traditës shqiptare dhe të krishterë, dhe shugurimit diakonal, i pari në Katedralen e re të Prishtinës. Për dy të rinj që kanë zgjedhur të kushtohen shërbimit të Kishës, popullit, ipeshkvi shpalosi parimet themelore të shërbesës diakonale, kushtimit të tyre, rëndësisë për Kishën tonë, duke e theksuar rëndësinë e të qenit në shërbim të popullit tonë që ka nevojë për drejtues për të arrirë shenjtërinë e jetës, për të qenë misionarë të shenjtë dhe dhurues të Fjalës së Zotit, këtij populli që ka etje dhe uri për Të.

Programi i kësaj dite vazhdojë në Qendrën Don Bosco, me drekë të përbashkët dhe me koncertin, me dy këngëtarë të mirënjohur të estradës kosovare, Shkimbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa – Kryeziu, që me këngët e përzgjedhura të karrierës të tyre prej artistëve, pra me një repertuar festiv, e argëtuan audiencën. Koncertit i parapriu edhe fjalimi i përfaqësuesit të Misionarëve Katolik në Diasporë, Don Agim Qerkini, i cili në emër të misionarëve dhe diasporës, shprehu falënderimin për organizimin e kësaj ditë të bukur, shugurimin diakonal, duke i theksuar se kjo ditë na kujton se të gjithë ne jemi misionarë/shtegtarë në këtë botë, dhe se kudo që do të jemi, duhet të ruajmë dhe të kultivojmë vlerat tona më të mira, të përfitojmë nga kulturat e vendeve ku jetojmë pa e humbur tonën. Misionet Katolike Shqiptare në botë kanë këtë qëllim; të përcjellin popullin tonë në rrugët e mërgimit për tu shërbyer atyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe fesë.

Me pak fjalë rasti ndërhyri edhe diakoni i ri Don Daniell Markprekaj, i cili falënderojë eprorët që e kanë përcjell gjatë formimit intelektual dhe shpirtëror, kolegët, dhe gjithë ata që i kanë përkrahur deri në këtë moment të rëndësishëm, por kërkoj që edhe më tutje të jemi të gjithë përkrahësit e tyre me lutje, që të arrijnë shugurimin meshtarak, që do të jetë vitin e ardhshëm.

 

1

2

3

6

7

9

10

11

12

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

26

27

28

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

40

41

42

43

44

45

46

47

48

49

50

51

53

54

55

56

57

58

59

60

61

62

63

64

66

67

68

69

70

72

74

75

76

77

78

79

80

81

82

83

84

85

Shpërndaje

Comments are closed.

« »