FJALA ËSHTË PËR MARRË-DHËNIE!

Aug 3 • Meditimi i ditës

3 gusht 2015 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

O Zot, në thjeshtësi dhe përvujtëri po vij tek ti.

Fjalët e tua më çojnë në paqe në të cilën e kuptoj madhërinë dhe domethënien e pranisë sate.

Liria

Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Më përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

Vetëdija

E pyes veten, ç`po ndiej sot në veten time?
A jam ndoshta i/e lodhur, kam stres apo jam jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që po më shqetësojnë?

Fjala

Hyji na dëftonveten e vetme anë tëshkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstinngaUngjilli i sotëmdisa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.

 

Mt 14, 13-21

13 Kur dëgjoi Jezusi, shkoi prej andej me barkë dhe u shmang në një vend të pabanuar ‑ në vetmi. Por, kur e hetoi populli, u nis pas tij në këmbë prej qyteteve. 14 Kur doli Jezusi prej barke, pa një turmë të madhe njerëzish, pati dhembshuri për ta dhe i shëroi të sëmurët e tyre.

15 Në mbrëmje iu afruan nxënësit e thanë:

“Vendi është i shkretë dhe u bë vonë; lëri njerëzit të shkojnë në fshatra e të blejnë ushqim.”

16 Jezusi u përgjigj:

“Nuk është nevoja të shkojnë: jepuni ju të hanë!”

17 Ata iu përgjigjën:

“S’kemi këtu veçse pesë bukë e dy peshq.”

18 Jezusi vijoi:

“M’i sillni këtu!”

19 Pastaj i dha urdhër popullit të ulet në bar.

I mori pesë bukët e dy peshqit, i çoi sytë kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxënësve, kurse nxënësit turmës.

20 Të gjithë hëngrën e u nginë. I mblodhën tepricat: dymbëdhjetë shporta plot me copa. 21 E ata që hëngrën, pa i numëruar gratë e fëmijët, ishin rreth pesë mijë meshkuj.

 

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Paramendoje sa ushqim ka mbetur. Dymbëdhjetë shporta duket shumë, por nuk e dimë ç`ndodhi me to. Ishte ushqimi i të varfërve – bukë e thjeshtë dhe peshk. Në kuptimin e Jezusit ky ushqim na ushqen edhe sot. Ka mbetur mjaft që t`i ushqej shpirtrat e botës për të gjitha kohërat. Apostujt që ia kanë ndarë ushqimin masës edhe sot e ndajnë në fjalën e Jezusit dhe në eukaristi dhe çdo herë kur e marrim kungimin. Shporta për çdo fis të Izraelit është shprehja e dytë për zemërgjerësinë dhe dashurinë e Zotit me të cilën i ushqen të gjithë njerëzit.

– Një dhuratë e vogël e ushqimit e ka ngirë masën. Shpesh herë e pyesim veten: A kemi mjaft për t`i ofruar Zotit në shërbesën e tij. Pa marrë para sysh se çka do të dëshironim të bënim është mirë të vërejmë që Zotit i shërbejmë me atë se kush jemi dhe që gjërat e vogla dhe më të thjeshtat të bëra me dashuri japin fryt.

– Jezusi ka shkuar në një vend të pabanuar pasi që e kishte marrë lajmin për vdekjen e Gjon Pagëzuesit. Edhe pse është tërhequr ka qëndruar i gatshëm t`u shërbejë atyre që kishin ardhur tek ai.Do ta lus Zotin që edhe unë të mund të qëndroj besnik në kërkimin e kohës që do ta kaloj me Zotin dhe të qëndroj i gatshëm që të shërbej për nevojat e popullit të Zotit.

 

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e kam lexuar.
Çfarë më ka nxitur më së shumti të mendohem?
Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të teksti në sipërfaqen e vetëdijes sime
ngadalë fillojnë të më kujtohen fjalët e shokut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar kohëve të fundit.
Nëse është ashtu, a e ndriçon tregimi atë çfarë dëshiron të më thotë teksti i Shkrimit Shenjt?

 

Përfundimi

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »