MËSHIRA I KAPËRCEN KUFIJTË

Aug 5 • Meditimi i ditës

5 gusht 2015 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që të hyj e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

 

Lus për hirin e fesë,

të besoj në gjithë atë çka do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka prej dashurisë,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Vetëdija

 

Kur e ndiej ngrohtësinë e diellit në fytyrë,

jam i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde në këtë botë.

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mt 15, 21-28

 

21 Jezusi doli prej atij vendi e kaloi në krahinat e Tirit e të Sidonit. 22 Dhe, ja, një grua nga Kananeja, që kishte ardhur prej atyre anëve, filloi të bërtiste e të thoshte: “Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit! Djalli po ma mundon tepër vajzën!” 23 Por ai nuk iu përgjigj fare. Atëherë iu afruan nxënësit e tij e i thanë:

“Bëja këtë nderë e të shkojë, sepse po bërtet pas nesh!”

24 Ai u përgjigj:

“Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.”

25 Por ajo u afrua, u përkul thellë në nderim para tij e tha:

“Më ndihmo, o Zot!”

26Jezusi iu përgjigj:

“Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t’ua japësh këlyshëve të qenve.”

27 “Po, o Zot ‑ shtoi ajo ‑ se edhe këlyshët hanë dromcat që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre.”

28 Atëherë Jezusi iu përgjigj:

“O grua, e madhe është feja jote! Le të bëhet ashtu si dëshiron!”

Në atë moment bija e saj u shërua.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. Gjatë kohës që gruaja mbante qëndrimin e vet Jezusi e vë para sfidës. Ndoshta e ka kuptuar më qartë misionin e vet gjatë kohës që e ka shikuar dhe dëgjuar këtë grua nga Kananej

– Çfarë besimi i madh është i pranishëm këtu! Gruaja është krejtësisht e parëndësishme–i përkiste një fisi që ishte armiqësor ndaj Hebrenjve–por ajo e vendosur këmbëngulte përkundër zemërimit të nxënësvGruaja është e qëndrueshme në kërkesën e saj që Jezusi ta shëronte vajzën e saj. Sfidon të menduarit mendjengushtë se mëshira e Zotit është e rezervuar vetëm për disa dhe për këtë ajo shpërblehet bujarisht.

– Dishepujt nuk mendonin se ajo ishte e denjë të ketë punë me JezusiA ekziston ndokush që unë shpejte gjykoj ose e konsideroj se nuk ia vlen të merrem me të? 

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që munda t`i kaloj këto pak minuta me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »