KUJTIMI SHNDËRRON

Aug 6 • Meditimi i ditës

6 gusht 2015 – E enjte, Shndërrimi i Zotit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur të kërkoj praninë tënde.

Me afsh e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

 

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdor në mënyrë të mençur.

 

Vetëdija

 

Si jam duke e ndier veten sot?

Si jam duke u sjellë ndaj Hyjit? Ndaj të tjerëve?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
Diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 9,2-10

 

2 Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i çoi vetëm ata në vetmi, në një mal të lartë dhe u shndërrua para tyre. 3 Petkat e tij u bënë ndriçuese të bardha, sa që asnjë zbardhues mbi tokë nuk mund t’i zbardhojë ashtu. 4 Atyre iu dukën Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.

5Pjetri atëherë mori fjalën e i tha Jezusit:

“Rabbi, për ne është mirë të qëndrojmë këtu. Po ndërtojmë këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.”

6 Në të vërtetë s’dinte çka të thoshte tjetër, sepse ishin trembur keqas. 7Ndërkaq u duk një re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resë u dëgjua një zë: “Ky është Biri im ‑ djali i Dishirit! Atë dëgjojeni!” 8 Menjëherë shikuan rreth e rrotull e nuk panë askënd tjetër, përveç vetëm Jezusit me ta.

9 Ndërsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhëroi që të mos i tregojnë askujt çka panë derisa Biri i njeriut të ngjallej prej së vdekuri. 10 Ata e mbajtën porosinë, por njëri‑tjetrin e pyesnin çka do të thotë ajo fjalë: “të ngjallet prej së vdekuri?” 

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Në udhëtimin tonë drejt Hyjit, i kemi majat tona ku toka është e shenjtë. Ashtu si Pjetri, edhe ne duam që ato të zgjasin përgjithmonë. Por Jezusi,“vetëm Jezusi”, na zbret poshtë kodrës dhe na përgatit për kohë të vështira që na presin duke jetuar nga kujtesa e shndërrimit afat-shkurtër.

– A mund ta kujtoj ndonjë ngamajate mia?

 

Bashkëbisedimi

 

Ç`ndodhë në mua kur lus?

A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo indiferent?

E paramendoj Jezusin duke ndenjur apo është ulur pranë meje

dhe ia paraqes të gjitha çfarë jam duke ndjerë.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »