BESIMI LËVIZ MALET

Aug 8 • Meditimi i ditës

8 gusht 2015 – E shtune, Shën Dominiku, MOMENTI I SHENJTË – Lutjae përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.

Me kohë, si kjo tani, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde

si dhe për dashurinë tënde të pakufizuar ndaj meje.

 

Liria

 

Po të dëshironte Hyjit të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?

Po të donte të më jepte zemër a sfidonte, a do të mund ta vëreja këtë?

Lus për hirin e çlirimit nga brengat personale

dhe çiltërinë, të jem i/e hapur ndaj asaj çka dëshiron Hyji të më komunikojë.

 

Vetëdija

 

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pabrengosur? I/e turbulluar?

Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.

Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.

E pranoj atë çka ndiej përnjëmend.

Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Mt 17, 14-20

 

14 Kur mbërritën te populli, iu afrua një njeri, ra në gjunjë para tij 15 dhe i tha:

“Zotëri, ki mëshirë për djalin tim: i bie e tokës dhe po vuan shumë. Shpesh bie herë në zjarr e herë në ujë! 16 E solla te nxënësit e tu, por ata s’mundën ta shërojnë.”

17 “O brezni e pafe dhe e prishur ‑ u përgjigj Jezusi‑ deri kur do të jetoj mes jush? Po deri kur do t’ju duroj? Ma bini këtu!”

18 Atëherë Jezusi e urdhëroi djallin e ky doli prej djaloshit, që u shërua në atë çast.

19 Atëherë nxënësit, iu afruan veçmas Jezusit dhe e pyetën:

“Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?”

20 Ai u përgjigj:

“Për shkak të besimit tuaj të pakët! Përnjëmend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali: ‘Dil këndej e shko atje!’, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Nuk është çudi që Jezusi mund të jetë i frustruar nga prishja dhe mungesa e besimit tonë. Në cilat fusha të jetës sime jam duke treguar një mungesë përgjegjësie ose gatishmërie? Ç`mund të bëjnë këtë drejtim?

– Jezusi nuk dyshon se në qoftë se do të kishim besim të mjaftueshëm, do të mund t`i lëviznim malet. Me fjalë të tjera, nëse raporti im me atin do të ishte aq i fortë sa ishte i Jezusit, fuqia e Zotit do të mund të rridhte lirisht nëpërmjet meje dhe të arrinte gjëra të mëdha. A e dëshiroj unë këtë?

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet personalisht me tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bëj që të përgjigjem në thirrjen tënde të sotshme.

Më mëso ta identifikoj dorën tënde në vepër në jetën time të përditshme.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »