JEZUSI, BUKË ME SHIJE
9 gusht 2015 – E diela 19 gjatë vitit(B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
Prania e Hyjit
Para se të fillosh tërheqjen tënde shpirtërore, pusho një moment duke i lënë mënjanë shpërqendrimet.
Qetësohu dhe fokusoje mendjen dhe zemrën tënde në praninë e dashur të Zotit,
I cili është me ty ndërsa po nisesh në këtë rrugëtim.
Liria
Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.
Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.
Më përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falas – gratis.
Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.
Vetëdija
Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm për praninë tënde.
Më mëso se si të tëdalloj në të tjerët.
Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente
kur përmes njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin për mua.
Fjala
Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me besim.
Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm
dhe që ai mund të të frymëzojë për të zbuluar atë çka po të flet ky tekst i sotshëm.
Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.
Gjn 6, 41-51
41Judenjtë murmurisnin kundër tij pse tha: “Unë jam buka që zbriti prej qiellit.” 42 Ata thoshin: “Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit? Po, a nuk ia njohim babain e nënën? Si mund të thotë tani: ‘Kam zbritur prej qiellit?’“
43Jezusi iu përgjigj:
“Mos murmurisni me njëri-tjetrin!
44 Askush s’mund të vijë tek unë,
po qe se Ati, që më dërgoi, nuk e tërheq.
Atë unë do ta ringjall në ditën e fundit.
45 Profetët shkruan:
‘Të gjithë do të jenë nxënës të Hyjit.’
Kushdo, pra e dëgjon Atin
dhe e përvetëson mësimin e tij,
vjen tek unë.
46 Kjo s’do të thotë se ndokush e pa Atin,
përveç Atij që është te Hyji;
vetëm Ai e pa Atin!
47 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
ai që beson, ka jetën e pasosur.
48 Unë jam buka e jetës.
49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën.
50 Kjo është buka që zbret nga qielli:
që, kush ta hajë atë,
të mos vdesë askurrë.
51 Unë jam buka e gjallë
që zbriti prej qiellit:
nëse ndokush ha këtë bukë,
do të jetojë për amshim.
E buka që unë do ta jap
është trupi im
‑ për jetën e botës.”
Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:
– Njohuritë e tyrepersonale përJezusini kishte bërë njerëzitskeptikënë lidhje mepretendimet e tij. A është mjegulluar me’familjarizim’edhendjenja jonë emrekullisë dheçudisë?
– Çdo ditëjam i/e ftuarnë tryezëneukaristikepër të ngrënëBukën ejetës së amshuar. A i afrohem kësajtryezemeapatiapome zemër të gëzuar?
– Kur janë hapursytë e miherën e funditdhe e kamnjohurKrishtinnëthyerjen e bukës?
Bashkëbisedimi
O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.
Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.
I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.
Po lëshohem në duart e tua.
Përfundimi
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« PSE KISHA SHPRESON NË FAMILJEN? ZBULIME TË REJA NË NAZARET: SUPOZIME PËR ZBULIMIN E SHTËPISË SË JEZUSIT »