TË MBJELLUR PËR TË DHËNË FRYTE

Aug 10 • Meditimi i ditës

10 gusht 2015 – E hënë, Shën Lorenci, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 

O Zot, më jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Vetëdija

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Gjn 12, 24-26

 

24 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhe nuk vdes,

mbetet e vetme;

po nëse vdes

jep shumë fryt!

25 Kush e do jetën e vet, do ta humbë.

Ai që e urren jetën e vet në këtë botë,

ai do ta ruajë për jetën e pasosur.

26 Kush do të më shërbejë,

le të vijë pas meje.

Ku jam unë,

atje do të jetë edhe shërbëtori im.

Atë që do të më shërbejë,

do ta nderojë Ati im.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Nuk është e mjaftueshme që kokrra e grurit të vdes për të sjellë fryte. Ajo duhet të “bie në tokë”. Ne prej vetvetes nuk mund të arrijmë asgjë. Ne kemi nevojë për ushqim që na jep Jezusi, sepse ai është jeta jonë.

– Jezusi thotë që “ta ndjekësh” atë dhe”t`i shërbesh” atij nuk është e njëjta gjë. Nuk është në dorën tonë që të zgjedhim se si ose ku do t`i shërbejmë. Në rend të parë duhet ta ndjekim atë dhet`ia lëmë atij të na çojë atje ku ai dëshiron të shërbejmë. Nxënësi nuk mund të thotë, “Unë çaj rrugë.”

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »