VENDI I PREHJES SONË SHPIRTËRORE

Aug 15 • Kisha në Kosovë

Festa e Të ngriturit të Marisë Virgjër në Qiell, 15 gusht 2015, Letnicë

Si çdo vit, edhe sivjet më 15 gusht,  kremtorisht është festuar dita “Zoja e Madhe” në shenjtëroren ipeshkvore në Letnicë. Kësaj ngjarjeje shpirtërore të rëndësishme i ka paraprirë nëntëditëshi përgatitor me meshë të mbrëmjes në ora 18.00, që si temë boshte kishte “Maria – Nëna e Shpresës” nga predikatarët e ndryshëm të Kosovës, nga misionarët tanë në vende të Evropës, si dhe nga Shqipëria. Tri ditët e fundit po ashtu ishte mesha dhe pretku përkatës  edhe në gjuhën kroate për shtegtarët e shumtë, dikur banorët e Letnicës, Vërnakollës dhe Janjevës, në ora 17.00, që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje shpirtërore dhe fetare..

“Zoja e Madhe”, apo të Ngriturit e Zojës në Qiell me trup dhe shpirt, është një festë tradicionale shumë shekullore, që bashkon shumë të përshpirtshëm nga viset e ndryshme të Kosovës,  Maqedonisë, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, si dhe nga përkatësitë fetare dhe kombëtare të llojllojshme. Në Letnicë, para Nënës, të gjithë janë të vëllazëruar dhe të bashkuar në fe, shpresë dhe dashuri, me ndjenja të thella të nderimit dhe të falënderimit ndaj Virgjërës Mari, Kishës katolike gjatë shekujve dhe sot. Aty shijohet dhe përjetohet “bashkimi në dallime”, mozaiku që e krijon dhe mban vetëm Zoti, Nëna e tij dhe e jona, Zoja Mari.

Meshën e sotme në gjuhën kroate në ora 9. 00 e priu Imzot Kiro Stojanov, ipeshkvi i Shkupit, ndërsa meshën  kryesore të ditës dhe të festës në ora 11. 00  gjuhën shqipe, ipeshkvi ynë Imzot Dodë Gjergji, me shumë meshtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Tema kryesore ishte shpresa e krishterë, e cila “freskohet, përforcohet, shtohet dhe begatohet te djepi ynë shpirtërore, këtu në Letnicë, para Nënës sonë Qiellore… Këtu gjetën freski, fuqi dhe frymëzim të parët tanë, dikur në rrethana tejet të vështira dhe të rrezikshme, si dhe ne sot,  do të gjejnë edhe  pasardhësit tanë, sepse gurra e shpresës është e pashtershme, ushqehet nga feja, kurse zbatohet me dashuri… Këtu kultivohet bashkëjetesa ndërfetare dhe ndërkishtare, vëllazëria e mirëfilltë, që dëshmohet në çdo hap dhe gjest…”– tha Imzot Doda, duke shtuar se këtu prandaj ne e ndjejmë paqen e shpirtit, atë paqe që na e mundëson prania e Zotit dhe Nënës sonë Marisë Virgjër.

Ipeshkvi ynë përgëzoi të gjithë për pjesëmarrje për sjellje të dinjitetshme, si dhe organet përkatëse të Kishë dhe të Komunës së Vitisë, për përgatitje dhe kontribut të çmuar dhe të dalluar.

Duhet të përmendet këndimi shumë cilësore dhe i bukur, polifonik, me instrumente muzikore nga Shqipëria “Tempulli i Zotit”, që festën, përjetimin, përshpirtërinë e të pranishmëve e bëri edhe më të thellë dhe shumë përmbajtjesore.

Nga kjo ditë dhe festë të gjithë u ndamë me një gëzim dhe mall në sy, në mendje dhe në zemër, dhe me një dëshirë: mirupafshim vitin e ardhshëm në Letnicë!

Teksti: DRITA

Fotografitë: Besim Ndau

1

2

3

5

6

7

8

9

10

11

13

14 15

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

29

30

31

32

33

Shpërndaje

Comments are closed.

« »