BESIM VEPRIMESH APO MARRËDHËNIESH?

Aug 17 • Meditimi i ditës

17 gusht 2015 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Qëndroj para derës dhe trokas”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

 

O Zot, më ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Më jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Më përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 19, 16-22

 

16 Dhe ja, iu afrua një njeri dhe e pyeti:

“Mësues, çfarë të mire më duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?”

17 Ai iu përgjigj:

“Përse më pyet për të mirën? Sepse vetëm Njëri është i mirë! Por, nëse dëshiron të hysh në jetë, zbatoji urdhërimet!” 18 “E cilat? ‑ pyeti ai.

Jezusi i tha:

“Mos vra

Mos the kurorën!

Mos vidh!

Mos bëj dëshmi të rreme!

19Ndero babain e nënën tënde!

Dhe duaje të afërmin tënd porsi vetveten.”

20 Djaloshi i tha:

“Të gjitha këto i kam zbatuar. Çka më mungon tjetër?”

21Jezusi iu përgjigj:

“Nëse do të jesh i përsosur, shko, shit çka ke, faljua skamnorëve e ke për të pasur thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq mua!”

22 Por, kur djaloshi e dëgjoi këtë fjalë, shkoi i trishtuar, sepse kishte pasuri të mëdha.

  

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Djaloshi u përpoq sa më mirë që mundi, por e kuptoi se diçka i mungonte; diçka që ende e pengonte. Pavarësisht përpjekjeve të tija më të mira, duket sikur Jezusi nuk e inkurajon, por nga ai kërkon që të ballafaqohet me të vërtetën.

– Besimi i djaloshit pasanik është besim veprimesh thjesht të jashtme, jo besim marrëdhëniesh dhe lidhjeÇfarë është besimi im?

– Koha e lutjes sime do të më çojë në kontakt me mesazhin e Jezusit, mesazhin e Hyjit, i cili është sfidues dhe shkakton një trishtim të caktuar. Ndoshta e kuptoj se Hyjit më pake intereson se çfarë bëj, por më shumë se si ndërtohem. Hyji më fton të shkoj përtej aktivitetit të thjeshtë–më fton në një lidhje më të thellë me të.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »