OSE E ZOTËRON OSE TË ZOTËRON PASURIA

Aug 18 • Meditimi i ditës

18 gusht 2015 – E martë, Shën Albert Hurtado SJ, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës a të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Vetëdija

 

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit avash, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mt 19, 23-30

 

23 Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet:

“Për të vërtetë po ju them: vështirë do të hyjë i pasuri në Mbretërinë e qiellit. Prapë po ju them: 24 Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.”

25 Nxënësit, kur i dëgjuan këto fjalë, u habitën së tepërmi dhe thoshin:

“Vallë, atëherë, kush do të shpëtojë?”

26 Jezusi i shikoi dhe u tha:

“Për njerëz është punë që s’bëhet, porse Hyji mund të bëjë gjithçka!”

27 Atëherë Pjetri mori fjalën dhe e pyeti:

“Ja, ne lamë çdo gjë dhe erdhëm pas teje, çka, pra, do të fitojmë?”

28 Jezusi u tha:

“Për të vërtetë po ju them: ju që erdhët pas meje, në ripërtëritje të botës ‑ kur Biri i njeriut të rrijë mbi fronin e lavdisë së vet ‑ edhe ju do të rrini mbi dymbëdhjetë frone dhe do të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Edhe kushdo që të lërë, për dashuri të emrit tim, shtëpi ose vëllezër, ose motra, ose babë ose nënë, ose grua ose fëmijë, ose ara, do të marrë njëqind për një dhe do të fitojë jetën e pasosur.

30 Shumë prej atyre që janë të parët, do të jenë të fundit, kurse shumë prej atyre të fundit do të jenë të parët.”

  

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusinuk arriti ta ndantedjaloshin pasanik nga pasuria e tij. Problemi mepasurinë ështëqëajo lehtëmund të nazotërojë gjegjësisht mund tëbëhemiskllevër tëpasurisë.

– Jezusi nathërretpërnjë ndryshim radikalnë jetë, njëndryshimqëna duketjoreal – i parealizueshëm. Megjithatë,Jezusina kujton se, gjatë kohës që netë vdekshmëvediçka naduket e pamundur, “për Hyjin asgjë nukështë e pamundur.”

– Abesoj unë seHyji nukdo të kërkojëasgjë nga unëqë pandihmën e tijunënuk do të isha në gjendje për ta bërë?

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »