SHENJTËRIT: NJERËZ QË E DUAN ZOTIN DHE TË AFËRMIN

Aug 18 • Kisha në Kosovë

Me 16.08. u festua festa e shën Rrokut,pajtor i famullisë së Novosellës. Në prani të një numri të madhe të besimtarëve, në bashkëmeshim me dhjetë meshtarë, meshën e shenjtë e udhëhoqi dom TomëKarrica, famullitar i Pjetërshanit.

Në fjalën e rastit, dom Toma theksoi që shenjtërit janë ata të cilët kanë krye vullnetin e Zotit, në dashuri ndaj Tij dhe ndaj të afërmit, që ju kanë dal në ndihmë, ashtu siç ka bërë edhe shën Rroku.

Përmes dashurisë shenjtërit gjatë shekujve kanë mahnitë botën, sepse aty ku është dashuria është paqja, mirësia dhe harmoniandërnjerëzore.

Predikuesi e mori një shembull të një gruaje të vjetër,  e cila në rrugët e Vjenës kërkonte lëmosh dhe për çudi ajo fliste anglisht. Një profesor që kalonte aty pari u çudit kur dëgjoi si fliste anglisht. E pyeti nga e di anglishten ti? Kjo i përgjigji jo vetëm anglishten por di edhe gjuhë tjera. Dhe ia shpjegoi jetën e vetë e pos tjerash i tha: ishim të pasur dhe deri sa i mbajta urdhërimet e Zotit dhe kisha dashuri ndaj Zotit isha e lumtur dhe e pasur në shpirt, por kur fillova t‘ i shkeli këto urdhërime ja ku erdha, në një skamnore dhe në një person të mjerë çfarë jam unë. Pastaj dom Toma vazhdoi që edhe ne nëse dëshirojmë të jemi të lumtur, do të duhej të jetojmë sipas urdhërimeve të Zotit, të kemi dashuri ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit sikurse kishin shenjtërit dhe nuk do të na mungojë gëzimi dhe lumturia e shpirtit.

Teksti: DonMarjanDemaj

Fotografitë: Besim Ndau

1

2

3

4

6

Shpërndaje

Comments are closed.

« »