DASHURIA E (PA)DASHUR

Aug 21 • Meditimi i ditës

21 gusht 2015 – e premte, Shën Piu X, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Me gjithë krijimin,
Jam i/e zhytur në Hyjin.
I lejoj vetes të lirohem nga e kaluara dhe e ardhmja,
Në mënyrë që t`i lë të gjitha brengat e mia në duart e Zotit,
Dhe që të jem thjesht me Zotin,
Këtu dhe tani.

 

Liria

 

Lus për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat e mia,

që të jem i/e hapur çka Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Vetëdija

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?

Duke reflektuar disa muaj më parë,

a jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?

Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,

do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Zotit avash, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mt 22, 34-40

 

34 Farisenjtë, kur morën vesh se ua mbylli gojën saducenjve, u bashkuan 35 dhe njëri prej tyre [mësues Ligji], për ta vënë në provë, e pyeti:

36 “Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit?”

37 Jezusi u përgjigj:

“Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde! 38 Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. 39 I dyti është i barabartë me të: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’ 40 Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi nathërret përmë shumë se të jemi të mirësjellshëm –të kushtuarit e vëmendjesnukmjafton. Aidëshiron të najapë zemërqë tëjemi atje ku është ai, pjesëtarë të plotë tëjetësnë Hyjin.
  • Zemra, shpirti dhemendja mëtregojnë se siJezusimendonpër dashurinë. Derisadashuria e Hyjit më ngrit mbiveten timedhe më afron te të tjerëtrreth mejeasgjë nuk mbetet prapadheaskush nukpërjashtohet.

  

Bashkëbisedimi

 

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?

A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?

E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,

i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndiej.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »