MARIA MBRETËRESHË – SHEMBULL SESI TË SILLEMI NË KRIZË

Aug 22 • Meditimi i ditës

22 gusht 2015 – E shtune, Shën Maria Virgjër Mbretëreshë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit


Teksa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,

ai i jep jetë jetës sime dhe të gjitha gjërave që më rrethojnë.
Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm që Zoti është i pranishëm.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Vetëdija

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 1,26-38

 

26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.

28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:

“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.

30 Por engjëlli i tha:

“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!

31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”

34 Atëherë Maria i tha engjëllit:

“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”

35 Engjëlli iu përgjigj:

“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj. 37 Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!

38 Atëherë Maria tha:

“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”

Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kure vështroj këtë skenë të njohure pyes veten: si reagoj unë kur ndodhem në krizë? Si sillet Maria? Ajo nuk thotë se po ndihet mirë, por është e hutuar dhe e shpreh konfuzionin e vet. E dëgjon Lajmëtarin e Zotit, por edhe e pyet veten se a mund të jetë kjo e vërtetë? Ajo është e vetëdijshme se lirisht mund të thotë “Po” ose“Jo”. Mendon për thirrjen në zemrën e vet ashtu sikurse më vonë do të reflektojë për ngjarjet e jetës së të birit të vet. Pastaj përgjigjet nga thellësia e zemrës së vet

– Selia e urtësisë, më mëso se si ta përdor në krizë mendjen dhe zemër.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »