TË JESH NXËNËS I HYJIT

Aug 23 • Meditimi i ditës

23 gusht 2015 – E diela 21-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që tërësisht të gjallërohem në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime u bëftë një me tënden.

 

Liria

 

 

Hyji nuk është mish i huaj në trupin tim.

Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,

Duke më nxit butësisht në atë çka është e mirë.

Lus për hirin e shenjtë që t`i lejoj Shpirtit që të më japë një jetë të plotë.

 

Vetëdija

 

 

E di se Hyji më do pa kushte.

Për këtë arsye sinqerisht e vështroj ditën e kaluar, ndodhitë dhe përjetimet.

A ekziston diçka që do të duhej të isha mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka që ndjehem fajtor/e? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

 

Zoti i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu të dëgjoj në mënyrë që të jem në gjendje të kuptoj çka dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin, do të përgjoj ç`po ndodh në zemrën time.

 

Gj 6, 60-69

 

60 Shumë prej nxënësve të tij, kur i dëgjuan këto fjalë, thanë:

“I pakuptueshëm është ky mësim! Kush mund ta dëgjojë?”

61 Kur Jezusi e hetoi se nxënësit e tij po murmurisnin lidhur me këtë mësim, u tha:

“A po ju shkandullon kjo gjë? 62 E po ta shihnit Birin e njeriut duke u ngritur atje ku ishte më parë… ?

63 Shpirti është ai që jep jetën,

trupi nuk vlen asgjë.

Fjalët që unë ju thashë,

janë shpirt dhe janë jetë.

64 Por, janë disa ndër ju, që nuk besojnë”

Sepse Jezusi e dinte që në fillim cilët ishin ata që nuk besonin dhe cili ishte ai që do ta tradhtonte.

65 Dhe shtoi:

“Prandaj edhe ju thashë se askush s’mund të vijë tek unë, po qe se nuk iu dhurua nga Ati.”

66 Që atëherë shumë prej nxënësve të tij u shmangën dhe nuk shkuan më me të.

67 Atëherë Jezusi i pyeti edhe të Dymbëdhjetët:

“A mos doni të shkoni ndoshta edhe ju?”

68SimonPjetri iu përgjigj:

“Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur! 69 Ne besojmë dhe e dimë se ti je Shenjti i Hyjit!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Duket se Jezusi ishte i gatshëm t`i linte nxënësit të shkojnë–e respekton lirinë e tyre dhe i lë ata të zgjedhin. Jam këtu, lutem jo vetëm për shkak se është zgjedhja ime, por me anë të hirit të Hyjit, që dëshiron të ma hapë mendjen dhe zemrën.

– Të jesh dishepull / nxënësi Hyjit do të thotë për mua ajo që Hyji bën, jo se unë vendos se çfarë dua.

 

Bashkëbisedimi

 

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Hyjit.

E përfytyroj Jezusin qëndruar apo ulur pranë meje

dhe ia hapë zemrën.

 

Përfundimi

 

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »