JEZUSI E VLERËSON TË PADUKSHMEN

Aug 24 • Meditimi i ditës

24 gusht 2015 – E hënë, Shën Bartolomeu, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

E marr me mend që gjatë kohës së qëndrimit tim ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
duke lejuar që të ekzistoj.
Do të ndalem një moment dhe do të mendoj për këtë.

 

Liria

 

Lus për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat e mia,

që të jem i/e hapur çka Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Vetëdija

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm dhe mirënjohës

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn1, 45-51

 

45 Filipi takoi Natanaelin dhe i tha:

“E gjetëm atë, për të cilin shkrou Moisiu në Ligj dhe Profetët: Jezusin, birin e Jozefit, nga Nazareti.”

46 “A mund të dalë gjë e mirë nga Nazareti?” ‑ i tha Natanaeli.

“Eja e shih”! ‑ iu përgjigj Filipi.

47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha për të:

“Ja një izraelit i vërtetë në të cilin nuk ka dredhi!”

48 “Nga më njeh?” ‑ i tha Natanaeli.

Jezusi iu përgjigj:

“Para se të të thërriste Filipi, të pashë nën fik!”

49 Atëherë Natanaeli i tha:

“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”

50 Jezusi iu përgjigj:

“Pse të thashë: ‘Të pashë nën fik’, po beson. Do të shohësh më shumë se kaq!”

51 Dhe shtoi:

“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dheengjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Përgjigjja e Natanaelit duket cinike, por ka qenë i gatshëm të shkonte dhe tëshihte siç e kishte ftuar Filipi. Do të lus për fuqi për të cilën kam nevojë që të ballafaqohem me përgjigjet që nuk më pëlqejnë dhe do ta lus Zotin që të veprojë me butësi në zemrat që dyshojnë.

– Çka ka qenë ajo që Jezusi e kishte parë nën fik? Çfarë ngjarje apo fjale ishte që e çuditiNatanaelin? Do ta përfytyroj sesi Jezusi më vështron nën fikun e jetës sime dhe si e vlerëson atë çka është e fshehur prej të tjerëve.

 

Bashkëbisedimi

 

Si e kam përjetuar Fjalën e Zotit? A më ka lënë të ftohtë?
A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?
E paramendoj Jezusin qëndruar apo ulur pranë meje,
i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndiej.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »