HIPOKRIZI – DYFYTYRËSI

Aug 26 • Meditimi i ditës

26 gusht 2015 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Nganjëherë më pushtojnë brengosjet e kësaj bote.
Në momentin si ky tani bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde
si dhe për dashurinë tënde të pakufi ndaj meje.

 

Liria

 

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.
Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
M`i ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Vetëdija

 

E pyes veten, ç`po ndiej sot në veten time?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 23, 27-32

 

27 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që u përngjani varrezave të zbardhuara me gëlqere, që duken përjashta të bukura e përbrenda janë plot eshtra të vdekurish me gjithfarë ndyrësie. 28 Kështu edhe ju përjashta njerëzve u dukeni të drejtë, kurse përbrenda jeni krejt hipokrizi e padrejtësi.

29 Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që u ndërtoni profetëve varrezat e u stolisni të drejtëve monumentet 30 dhe thoni: ‘Të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve.’ 31 Kështu ju vetë dëshmoni kundër vetvetes se jeni bijtë e atyre që vranë profetët. 32 Mirë, pra, kryeni ç’filluan baballarët tuaj!

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Nganjëherë ndodhem në hall përballë buzëqeshjeve të sforcuara në fytyrat e “mrekullueshme dhe të mira”. Këta njerëz e projektojnë (tejçojnë) një imazh që është larg nga e vërteta. Por a është imazhi që përçoj unë tek të tjerët vërtetë uni im real?

– Jezusi në Ungjill shpesh e kritikon hipokrizinë. Hipokrizinë e gjejmë te njerëzit që nuk e zbatojnë në jetë atë çka thonë. Jezusi rregullisht kritikon besimin që ndalet vetëm në anën e jashtme, te njerëzit që e reduktojnë atë vetëm në një shou, paraqitje të jashtme, që e ka humbur plotësinë dhe pikërisht kuptimin e drejtë të brendshëm. Hipokrizia mund të vrasë shpirtin që është në ne.

– Kur marrim vendime ne e pyesim veten: “Çka do të thonë fqinjët?” Por a është kjo vërtetë më e rëndësishmja? Ekziston vetëm Njëri mendimi i të cilit vërtetë ka rëndësi. Zoti e di të vërtetën. Ne duhet t`i respektojmë dhe t`i duam fqinjët tanë, pa i lënë ata të shtrembërojnë jetën tonë si dishepuj të vërtetë.

– Zoti shikon në brendësi. Zoti i sheh përpjekjet tona për të bërë mirë dhe nuk lë të mashtrohet me lutje, liturgji apo adhurim bosh. Jezusi është i ashpër ndaj hipokrizisë, ndaj shtirjes se jeta e dikujt është më e plotë sesa jeta e një tjetri. Na thërret në ndershmëri, përvujtëri dhe besim në të.

 

Bashkëbisedimi

 

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit përftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më falpër momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »