RRINI ZGJUAR – JO TË FRIKËSUAR!

Aug 27 • Meditimi i ditës

27 gusht 2015 – E enjte, Shën Monika, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Teksa jam duke ndenjur pranë kompjuterit tim, Hyji është këtu.

Rreth meje, në përjetimet, mendimet e mia dhe thellë në mua.

Do të ndalem një moment dhe do të vetëdijesohem

që Haji është gjallë i pranishëm këtu.

 

Liria

 

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme.

Jam i/e lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo që të zgjedh që të mund të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

Ata në burg, ata që nuk janë të lirë hapur dhe publikisht ta shprehin fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnesën tënde, në të gjitha gjërat që ndodhin në jetën time.

 

Vetëdija

 

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i sinqertë se çfarë jam.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten tani?

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 24, 42-51

 

42 Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk dini se në ç’ditë do të vijë Zotëria juaj! 43 E mos harroni: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç’orë të natës i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t’i thyhej shtëpia.

44 Prandaj: rrini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s’e pritni.”

45 Vallë, cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, që zotëria e vuri përmbi shërbëtorët e vet për t’u dhënë ushqimin në kohën e duhur? 46 I lumi ai shërbëtor, që, kur të vijë zotëria, e gjen duke vepruar kështu! 47 Për të vërtetë po ju them: do t’ia besojë mbarë pasurinë e vet!

48 Por në qoftë se shërbëtori i keq thotë në zemrën e vet: ‘zotëria im vonon të vijë’ 49 e fillon t’i rrahë shokët e vet e të hajë e të pijë me pijaneca; 50 zotëria i këtij shërbëtori do të vijë pikërisht atë ditë, kur ky s’e pret, pikërisht në atë orë, kur ky s’e di; 51 do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’ia caktojë vendin me shtiracakët, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

– Idejase Zoti mund të vijë në çdo momenti bën disa njerëz nervozë dhe të frikësuar.

– Nëse i lejoj Jezusit të më çojë në një dashuri më të thellë ndaj Hyjit, e kuptoj se nuk kam pse të kem frikë, por jam në çdo kohë në gjendje t`i them Hyjit “Ja kujam!”

 

Bashkëbisedimi

 

I/e vetëdijshëm/e se jam gjithnjë në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje,

dhe ia them të gjitha që kam ndër mend, çfarë kam në zemër,

si miku mikut.

 

Përfundimi

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »