EURODEPUTETJA JULIE WARD VIZITOI SHOQATËN RINORE “PJETËR BOGDANI“

Aug 28 • Bota e të rinjve

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuara  në Parlamentin Evropian, Julie Wards, në kuadër të vizitës në disa vende të Ballkanit, përfshi edhe Kosovën, vizitoi shoqatën “Pjetër Bogdani.”

Eurodeputetja bëri këtë vizitë në Kosovë me qëllim që të njoftohet me organizatat e të rinjve, të cilat fokus kanë paqen, bashkëjetesën, tolerancën ndërfetare dhe etnike, ndër të cilat ishte edhe shoqata Pjetër Bogdani që pikërisht i promovon këto vlera.

Wards u prit në ambientet e shoqatës, ku u njoftua hollësisht për punën dhe vizionin e “Pjetër Bogdanit” si organizatë joqeveritare që funksionon krejtësisht në baza vullnetare. E habitur nga aktivitetet dhe puna e palodhshme e aktivistëve, Wards u shpreh se qëllimi i saj është të mbështesë organizata të tilla në mënyrë që këto të kenë një  përkrahje dhe të vazhdojnë të jenë burim i paqes dhe harmonisë në vend.  Ajo po ashtu theksoi se përpos punës si politikane lufton për zhdukjen e varfërisë dhe përforcimin e aktiviteteve që nxisin paqen në botë, prandaj Wards zgjodhi “Pjetër Bogdanin” pikërisht për organizimin e aktiviteteve të llojllojshme që integrojnë të rinj të komuniteteve të ndryshme.

Wards po ashtu vizitoi edhe Menzën e të varfërve në Kishën e Shën Andout, pjesë e të cilës janë edhe aktivistët e shoqatës të cilët në raste të ndryshme ndihmojnë këtë menzë.

Përfaqësuesit nga shoqata dhe vullnetarët shprehën mirënjohje ndaj Eurodeputetes për mbështetjen e saj dhe mundësinë për bashkëpunime në të ardhmen. (L.Gj)

1

2

3

Shpërndaje

Comments are closed.

« »