FRESKIA SHQETËSUESE E ZOTIT

Sep 1 • Meditimi i ditës

1 shtator 2015 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.

Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.

Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,

shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të dashurisë me plot harmoni.

 

Vetëdija

 

E pyes veten, ç`po ndiej sot në veten time?
A jam ndoshta i/e lodhur, kam stres apo jam jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Lk 4, 31-37

 

31 Atëherë zbriti në Kafarnaum, qytet i Galilesë dhe mësonte ditën e shtunë.32 Njerëzit i magjepste mësimi i tij, sepse fjalën e kishte plot autoritet.

33 Në sinagogë ndodhej një njeri që në trup kishte shpirtin e djallit të ndytë. Ai bërtiti me zë të lartë:

34 “Hej, ç’ke me ne, JezusNazareni? A erdhe të na farosësh? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!”

35 “Praj dhe dil prej tij! ‑ i urdhëroi Jezusi.

Djalli e rrëzoi para tyre e doli prej tij pa e lënduar fare. 36 Të gjithë i kapi frika dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Çfarë fjale! Ky po u urdhëron me pushtet e fuqi shpirtrave të ndytë e ata po dalin!”

37 Dhe u përhap zëri për të nëpër të gjitha vendet e krahinës.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

 

– Zot, kur të kanë dëgjuar njerëzit mbetën të magjepsur. Bëj që edhe mua të më magjepsin fjalët e tua sidomos kur e shpall mirësinë e Atit ndaj meje. Më shkund nga plogështia ime. Bëj që ta përjetoj freskinë tënde shqetësuese, vizionin tënd se sido të duhej jetuPremtimi i jetës së amshuar më dhëntë fuqi dhe gëzim, sado që të jetë jeta ime, në këtë moment, e vështirë.

– Demonët në njeriun e ndikuar nga shpirti i ndytë, bërtisnin: “Largohu nga ne!”, por unë të lutem– mos më lër vetëm! Qëndro me mua në mënyrë që të mund ta jetoj një jetë në dashuri para teje.

 

Bashkëbisedimi

 

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.

Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.

Ia çeli zemrën time kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në kujdesin e tij,

i vetëdijshëm se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »