IMZOT DODË GJERGJI PRITI NË VIZITË AMBASADORIN E RI TË HUNGARISË NË PRISHTINË, SH. T. LASLO MARKUSZ.
Prishtinë: Më 31 gusht, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë ambasadorin e ri të Hungarisë në Prishtnë, shkelqëine e tij LasloMarkusz.
Në bisedën njëorëshe ipeshkvi e njoftoi ambasadorin për gjendjen e Kishës Katolike në Kosovë, për të kaluarën dhe të sotmen, veprimtarinë e Kishës në shoqëri, kurse nga ana e ambasadorit u çmua prania e krishterimit dhe kishës katolike në këto treva, duke e theksua se Hungaria përherë ka qenë mbështetëse e shqiptarëve, që nga koha e Gjergj Kastriotit e deri më tash. U kujton dy figurat e mëdha europiane, heroi kombëtar i HungarisëHuniadi dhe heroi ynë Gjergj Kastrioti, që luftuan së bashku në mbrojtjen e trevave tonë.
Ipeshkvi dhe ambasadori shprehen dëshirën e bashkëpunimit të ndërsjellë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe bashkëpunimin mes dy popujve miq.