LUTJA E NDËRMJETËSIMIT

Sep 2 • Meditimi i ditës

2 shtator 2015 – e mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia hap pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

 

E ndiej nevojën që ta lë zhurmën përjashta,

Zhurmën që pengon dhe ndanë,

Zhurmën që më përshkon dhe ngulfat.

E ndiej nevojën për t`iu kthyer Zotit që ta dëgjoj.

 

Vëmendja

 

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam në realitet.

 

Fjala

 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në atë mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 4, 38-44

 

38 Si doli prej sinagogës, hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta e i bënë lutje për të. 39 Ai u përkul kah ajo, u urdhëroi etheve ‑ e ato e lëshuan. U çua aty për aty dhe u shërbeu.

40 Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që ishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme, i binin tek ai e Jezusi i shëronte duke vënë duart mbi secilin prej tyre. 41 Prej shumëkujt dilnin djajtë e thoshin: “Ti je Biri i Hyjit!” Jezusi u kërcënohej dhe ua ndalonte të flisnin, sepse e dinin se ai ishte Mesia.

42 Kur zbardhi drita doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Turmat u vunë ta kërkojnë, e kur e gjetën, u munduan ta ndalnin të mos largohej prej tyre. 43 Ai u tha:

“Më duhet ta shpall Ungjillin e Mbretërisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë punë jam dërguar.”

44 E predikonte nëpër sinagoga të Judesë.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– „Ata i bënë lutje për të“ dhe u shëruam e njëherë. Këtu mësoj për rëndësinë e ndërmjetësimit–lutjen e ndërmjetësimit–për të tjerët në nevojat e tyre. Edhe unë jam në mesin e atyre që janë të sëmurë: kam nevojë për Jezusin që të më vizitojë dhe të më lirojë për t`iu shërbyer të tjerëve siç ka shërbyer vjehrra e Simonit.

– Ndalem një moment dhe i lejoj Jezusit që të më vizitojë atje ku ndodhem. Çfarë kërkoj prej tij? Ai lejoj që t`i vë duart mbi mua? Nëse lejoj, si ndihem? Takimi im me Jezusin a më ndihmon në ndonjë mënyrë?

 

Bashkëbisedimi

 

Zot, ti më njeh mëmirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkonçdo moment tëjetës sime.
Faleminderit përhirindhedashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit përftesën tënde të vazhdueshme, të butëpër të lejuar të hysh në jetën time.
Më falpër momentet kur e kamrefuzuaratëftesë, dhe e kammbyllurveten para teje.
Më ndihmoqë gjatëditës të vij, ta njohpraninë tëndenë jetën time, të ta çelzemrën, që tëlejoj tëveprosh në mua, përlavdinë tëndemë të madhe.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »