FESTA E NËNË TEREZËS

Sep 4 • Kisha në Kosovë

E shtunë, 5 shtator 2015

Nga Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës në Prishtinë, është publikuar programi i festë të së Lumes Nënë Tereza në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë.

Dita e festës është me 5 shtator 2015 dhe fillon me meshën solemne, e cila do të kremtohet në ora 11:00 në Katedrale, të cilës do i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, me meshtarët e dioqezit dhe meshtarë tjerë mysafirë.

Në këtë ditë feste pritet të marrin pjesë numër i madhe i besimtarëve dhe qytetarëve vullnetmirë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj.

Festa e Nënë Terezës do të përmbyllet me një koncert në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë, i cili do të përuron Himin e Nënë Terezës. Koncerti mbahet në ora 20:30.

E lumja Nënë Tereza – lutu për ne!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »