JEZUSI NA AFTËSON T`U GËZOHEMI RISIVE

Sep 4 • Meditimi i ditës

4 shtator 2015 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Teksa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,
të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.
Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Vetëdija

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i menduar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 5, 33-39

 

33 Atëherë ata i thanë:

“Nxënësit e Gjonit agjërojnë shpesh dhe luten, po ashtu edhe ata të farisenjve ‑ përkundrazi, të tutë hanë e pinë.”

34 Jezusi u përgjigj:

“A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë derisa dhëndri është me ta? 35 Tani vijnë ditët kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin, atëherë, në ato ditë do të agjërojnë.”

36 U tregoi edhe krahasimin:

“Askush nuk e pret një copë prej petkut të ri për t’ia vënë petkut të vjetër, përndryshe shqyen petkun e ri, kurse copa prej petkut të ri nuk përkon me petkun e vjetër. 37 Askush nuk e shtie verën e re në rrëshiqa të vjetër, sepse vera e re i pëlcet rrëshiqat kështu që edhe vera derdhet edhe rrëshiqat prishen: 38 por vera e re duhet të hidhet në rrëshiqa të rinj.

39 Askush, duke pirë verë të vjetër, s’i lakmon verës së re, sepse thotë: “E vjetra është më e mirë!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Fjala e vogël “i ri/e re” vjen shtatë herë në këtë seksion. Jezusi përpiqet t`i nxisë farisenjtë dhe skribët që ta marrin vesh se me ardhjen e tij gjithçka është e re, më ndryshe. Risia është cilësia që Hyji sjell në jetën tonë. Çdo vitë shtënjë vit i ri i hirit, çdo ditë është një ditë e re, më ndryshe nga ajo e djeshmja.

– “Bukën tonë të përditshme ”për të cilën lutemi te Lutja e Zotit është bukë e freskët, e pjekur sot. Vendimet që do t`i marrim sot i japin formë të re jetës sonë. Edhe takimi që kam me Hyjin nëpërmjet “Momentit të Shenjtë” është i ri: kurrë nuk ka ndodhur më parë. Kështu që kënaqu në këtë moment dhe gëzoju takimit të ardhshëm!

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »