JEZUSI, LIGJI I DASHURISË

Sep 5 • Meditimi i ditës

5 shtator 2015 – e shtunë, E lumja Terezja e Kalkutës, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur përZotin.

 

Liria

 

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.
Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty

 

Vetëdija

 

E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 6,1-5

 

1 Një të shtunë, kur Jezusi po kalonte nëpër të mbjella, nxënësit e tij këputnin kallinj, i shkokëlonin në dorë dhe i hanin. 2 Atëherë disa farisenj thanë:

“Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën?”

3Jezusi iu përgjigj:

“A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij? 4 [Si] hyri në Shtëpinë e Hyjit, i mori bukët e kushtimit, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin me të, bukët, që s’kishte leje t’i hajë askush tjetër përveç priftërinjve?”

5 Dhe u tha:

“Biri i njeriut është zotëria i të shtunës.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Hyji është ai që u tha Hebrenjve që ta respektojnë të shtunën. Kur Jezusi thotë se ai është zotëria i të shtunës identifikohet me Ky pretendim i zemëroi farisenjtë dhe përfundimisht çoi nëvdekjen e tij.

– Hyji i vërtetë nuk është i obsesionuar, i fiksuar me rregulla dhe rregullore, prandaj as unë nuk kam nevojë të ngjitem pas tyre. Çdo kohë është kohë për të bërë mirë, kurse ligjet janë të mira vetëm kur janë në shërbim të dashurisë.

– Brenga kryesore e Hyjit është e mira dhe lumturia e njerëzimit. Le të jetë kjo edhe brenga ime kryesorPapa Françesku na nxit të mos kemi frikë nga gabimet kur përpiqemi për të bërë mirë.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme. 

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »