10 GJËRA QË MUND T’I MËSOJMË NGA NËNË TEREZA
1. Dashuria është dhjetë vepra konkrete në një fjalë të vetme.
2. Një gram të mira që ia bën tjetrit është tashmë një ton i mirë që ia bën vetvetes.
3. E tërë mençuria e parajsës është në faktin që mos të shesim mend kur është thjesht e nevojshme të japësh një gotë ujë.
4. Dashuria do të thotë të jesh pranë tjetrit dhe prapë të jesh një hap përpara kohës sate.
5. Botën s`e pushtojnë njerëzit që shkojnë drejt majave, botën e pushtojnë njerëzit që shkojnë drejt njeriut.
6. Madhësia jote ndodhet në vogëlsinë tënde, të gjithë të tjerat janë madhësi artificiale.
7. Nuk e ndryshojnë botën ata që organizojnë kryengritje, botën e ndryshojnë ata që çohen kundër të keqes në veten e tyre.
8. Ta bësh këtë botë një vend më të mirë për të jetuar munden vetëm ata që duart e tyre i kanë dorëzuar në duart e Krishtit.
9. Njerëzit do të shkojnë rrugës sate, kur ti shkon asaj rruge që është Udha, e Vërteta dhe Jeta.
10. Shpërblimi njerëzor është vetëm një pikë uji në detin e shpërblimit të vërtetë të Zotit.
Mario Žuvela (Përktheu: P. Shtjefen Dodes SJ)
« JEZUSI, DHURUES I DRITËS LIGJI I DASHURISË E MPOSHT SUNDIMIN E LIGJIT »