JEZUSI BËRI GJITHÇKA MIRË

Sep 6 • Meditimi i ditës

6 shtator 2015 – E diela 23-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i/e tillë siç jam.

Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.

Hyji gjithmonë më afrohet i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.

Do të ndalem një moment dhe e përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

 

Ka pak njerëz që e kuptojnë

ç`do të mund të bënte Hyji me ta

po të dorëzoheshin në duart e tija

dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij (Shën Injaci)

Lus për hirin e dorëzimit të tërësishëm në dashurinë e Hyjit.

 

Vetëdija

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje me natyrën, me njerëzit, me Zotin.

I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që qarkullon përmes tyre.

Disa nga këto marrëdhënie janë deformuar, disa rrënuar, disa ndërprerë:

Ndoshta për këtë arsye ndihem i/e mërzitur, i/e pikëlluar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lus për hirin e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 7, 31-37

 

31 Pastaj doli prapë nga krahina e Tirit, e nëpër Sidon, erdhi drejt detit të Galilesë në krahinat e Dekapolit.

32 I sollën një shurdhaman që mezi fliste dhe iu lutën ta vërë dorën mbi të. 33 Ai e ndau prej popullit veçmas, ia futi gishtërinjtë e vet në veshë, me pështymë të vet ia preku gjuhën, 34 i drejtoi sytë kah qielli, psherëtiu dhe i tha: “Effatha‑ që do të thotë: “Çelu!” 35 E menjëherë iu çelën veshët e iu zgjidh pengesa e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.

36Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt. Por, sa më tepër që ai ua ndalonte, ata aq më tepër e shpallnin. 37 Të mrekulluar mbi çdo masë thoshin:

“Gjithçka bëri mirë!”

“Ky po bën të dëgjojnë të shurdhërit e të flasin memecët!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – “I sollën një shurdhaman që mezi fliste.“ Edhe unë shpesh i sjelltë tjerët para Hyjit duke i kërkuar atij që t`i shërojë; dhe kjo është gjë e mirë. Por, a nuk mundem edhe unë, t`u lejoj të tjerëve të më sjellin te Hyji? A kërkoj ngatë tjerët të luten për mua?

– I kaloj disa momente me atë njeri. E imagjinoj sesi qëndroj para Jezusit, duke shikuar në të, por jami/e paaftë të dëgjoj dhe i pafuqishëm të flas. Mundem vetëm të shikoj dhe kështu ta ndjek atë deri në një skaj të qetë, duke i ndier gishtërinjtë e tij në veshët dhe gjuhën time. Papritmas dëgjoj një shumëllojshmëri tingujsh dhe gjuha më lirohet. Cilat janë fjalët e mia të para? A po e shpall të mirën që Hyji ma ka bërë, apo filloj të ankohem për diçka?

– “Gjithçka bëri mirë!”Kjo na kujton tregimin e krijimit ku Hyji “gjithçka kishte bërë mirë.”Tani agon një krijim i ri në Jezusin–edhe unë jam njëri që është i ripërtërirë. Nëse kjo nuk më sjell gëzim, çfarë mund të sjellë?

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i mëshirshëm, ma përkujto që kurrë nuk jam vetëm.

Nëpërmjet hirit tënd rrite vetëdijen time që ti dhe rruga jote është krejt çka kam nevojë.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për këto momente që i kalova vetëm me Ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »