LIGJI I DASHURISË E MPOSHT SUNDIMIN E LIGJIT

Sep 7 • Meditimi i ditës

7 shtator 2015 – e hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Teksa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe të gjitha sendeve që më rrethojnë.
Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Vetëdija

 

Si po e ndiej veten përnjëmend? Rehat? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala

 

Hyji na dëftonveten e vetme anë tëshkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstinngaUngjilli i sotëmdisa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.

 

Lk 6, 6-11

 

6 Një të shtunë tjetër Jezusi hyri në sinagogë e filloi të mësojë. Ishte aty një njeri që e kishte dorën e djathtë të thatë. 7Skribët e farisenjtë nuk ia ndanin sytë a mos po shëron të shtunën, që, kështu, të kishin për çka ta paditnin. 8Jezusi ua dinte mendimet e i tha njeriut që e kishte dorën e thatë:

“Çohu e dil në mes!”

Ai u ngrit e qëndroi në këmbë.

9 Atëherë Jezusi vazhdoi:

“Ju po ju pyes: a është e lejueshme të shtunën të bësh mirë apo të bësh keq, t’ia shpëtosh jetën ndokujt apo t’ia humbasësh?”

10 Si i shikoi rreth e rrotull të gjithë, i tha atij:

“Shtrije dorën!”

Ai bëri ashtu e dora iu shërua. 11 Ata u tërbuan dhe kuvendonin mes tyre çka të ndërmarrin kundër Jezusit.

  

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Farisenjtë nuk kishin kujdes për njeriun me dorë të thatë, ndërsa për Jezusin ai në atë moment ishte personi më i rëndësishëm në sinagogë. Kushdo që është në nevojë është në fokus të kujdesit hyjnor. A do të më interesonte mua ai njeri po të kisha qenë atë ditë aty?

– Hyji është Hyj që tërheq njerëzit në nevojat e tyre. Hyji përqendrohet edhe në nevojat e mia dhe kërkon si kthim të bëj vend në zemër për nevojat e të tjerëve. Duke bërë kështu unë bëhem një dishepull, nxënësi vërtetë.

– Farisenjtë ishin “të zemëruar”, sepse me Jezusin ligji i dashurisë e mposhti sundimin e ligjit, dhe u ndryshua edhe kontrolli i tyre mbi popullin. I kërkoj Zotit që në të gjitha vendimet e mia të mbizotërojë dashuri

 

Bashkëbisedimi

 

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »