ZOTI KURRË NUK ËSHTË LARG

Sep 8 • Meditimi i ditës

8 shtator 2015 – e martë, Lindja e Virgjërës Mari, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat.

Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.

 

Liria

 

”Jam i/e lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mt 1,1-6.18-23

 

1 Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit,

të birit të Abrahamit.

2Abrahamit i lindi Izaku.

Izakut i lindi Jakobi.

Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

3 Judës i lindi prej TamarësFaresi dhe Zara.

Faresit i lindi Esromi.

Esromit i lindi Arami.

4Aramit i lindi Aminadabi.

Aminadabit i lindi Naasoni.

Naasonit i lindi Salmoni.

5 Salmonit i lindi prej RahabësBoozi.

Boozit i lindi prej Rutës Jobedi.

Jobedit i lindi Jeseu.

6Jeseut i lindi Davidi mbret.

Davidit i lindi prej ish‑gruas së Urisë Salomoni.

18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:

Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt.

19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht, mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.” 22 E gjithë kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e thënë nëpërmjet profetit:

23 “Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do të lindë një djalë,

të cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel‑

që do të thotë: Hyji me ne!

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Emanueldo të thotë”Hyji me ne”. Kjo është deklarata nga më ngushëllueset që kam dëgjuar ndonjëherë. Shpesh herë jam i/e vetmuar dhe përmallohem për shoqëri. Mund të ndjehem sikur nuk është askush rreth meje. Kjo veçanërisht ndodh kur njeriu bëhet i moshuar dhe ndihet sikur është i vetëm në këtë pjesë të udhëtimit të jetës. Por ja ku e kemi Lajmin e mirë: Hyji është me mua! Në këtë është shpëtimi: Hyji kurrë nuk është larg.

– Ky mesazh përsëritet vazhdimisht në Shkrimin Shenjt, prandaj do ta marr seriozisht, ashtu siç bënë Maria dhe shumë të tjerë. Në vend që të ik nga vetmia, kur vjen ajo do ta kuptoj atë si një rast, mundësi për të qenë me Hyjin. Hyji është me mua–dhe unë do të jem me Hyjin!

– E falënderoj Hyjin për “Momentin e Shenjtë”që ma mundëson çdo ditë që Hyji dhe unë të takohemi.

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »