PROJEKTI NGUSHËLLUES I ZOTIT PËR TË VARFRIT

Sep 9 • Meditimi i ditës

9 shtator 2015 – e mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.
Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.
Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,
shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.
Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.
E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time
t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një
dashurie plot harmoni.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet e uljet si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mund ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 6, 20-26

 

20 Jezusi, si i drejtoi sytë e vet mbi nxënësit, thoshte:

“Të lumët ju, o skamnorë,

sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit!

21 Të lumët ju që tani keni uri,

sepse do të ngiheni!

Të lumët ju që tani qani,

sepse do të qeshni!

22 Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë,

kur do t’ju përjashtojnë prej rrethit të tyre,

kur do t’ju poshtërojnë,

kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut!

23 Atë ditë gëzohuni dhe kërceni sepse ju pret shpërblim i madh në qiell.

Vërtet, në të njëjtën mënyrë vepruan edhe etërit e tyre me profetët!

24 Por, vaj për ju, o pasanikë,

sepse e keni ngushëllimin tuaj!

25 Vaj për ju që tani jeni të ngopur,

sepse do të pësoni uri!

Vaj për ju që tani qeshni,

sepse do të vajtoni e do të qani!

26 Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t’ju lëvdojnë, sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Mbretëria e Hyjit është misterioze për shkak se ajo është një projekt i pazëshëm, i qetë i Hyjit që realizohet në historinë njerëzore. Nga ky tekst marrim vesh për disa që do të gjenden në të. Të varfrit dhe të uriturit do të jenë atje. Atje do të jenë edhe ata që qajnë, që janë të përndjekur, ata që janë të Çfarë grupi i jashtëzakonshëm! Ata që janë në fund të piramidës njerëzore do të gëzohen dhe do të kërcejnë nga gëzimi, për shkak të mirësisë së Hyjit ndaj tyre.

– Kur më thyhet zemra për shkak të mjerimit të sotshëm kaq të madh nuk guxoj të mendoj se Hyji i ka harruar të nëpërkëmburit, ata që u janë mohuar të drejtat. Në vend të kësaj, do ta falënderoj Hyjin, sepse atë më të mirën ende s`e kemi parë e që ka për të ardhur. Lus, gjithashtu, që edhe unë të ndodhem së bashku me ta–si dikush që është i interesuar për ta

 

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua
kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?
E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje
dhe ia hap zemrën.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »