DIKTOJI NJËHERË TË METAT E TUA!

Sep 11 • Meditimi i ditës

11 shtator 2015 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Ja, para derës qëndroj dhe trokas”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin e shenjtë që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 6,39-42

 

39 U tha edhe shëmbëlltyrën:

“A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë? 40 Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.

41 Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?

42 Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Na pëlqen t`i udhëzojmë dhe t`i korrigjojmë njerëzit. Kjo na jep një pozitë të caktuar. Kjo natyrisht do të thotë se jemi të shpejtë në diktimin e gabimeve te të tjerët. Pyes veten se sa përqendrohet biseda jonë në dobësitë e njerëzve në publik dhe të atyre që i kemi të afërt.

– Jezusi nuk e mohon faktin se njerëzit kanë dobësi, po rmë fton t`i shikoj së pari gabimet e mi Nëse një person mesatar gabon shtatë herë, sa shpesh bëj unë gabime?

– Jezusi përdor humorin për të theksuar mesazhin e tij. Më fton ta imagjinoj se sa shumë njerëz do t`i dëmtoja nëse e kam një tra në syrin tim? O Zot, më bëj më të vetëdijshëm për të metat e mia për t’u bërë i/e butë në marrëdhënie me të tjerët.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »