VISARI I MIRË (I FSHEHUR) I ZEMRËS

Sep 12 • Meditimi i ditës

12 shtator 2015 – E shtunë, Emri i shenjtë i Marisë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur me shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdontë marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

 

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Vetëdija

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit avash, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 6,43-49

 

43 Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë. 44 Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi as nuk vilet rrush nga ferra.

45 Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra.” 

46 “Pse më thirrni: ‘Zotëri, Zotëri!’, e nuk bëni si ju urdhëroj?

47 Do t’ju tregoj se kujt i përngjan çdonjëri që vjen tek unë, që e dëgjon fjalën time e që e vë në veprim: 48 ai i përngjan njeriut, i cili, kur ndërtoi shtëpinë e vet, mihu dheun thellë dhe themelin e vuri mbi shkëmb. Ra vërshimi, lumi u vërsul mbi atë shtëpi, por nuk mundi ta tundë, sepse ishte e ndërtuar mirë. 49Kurse ai që e dëgjon, por nuk e vë në veprim fjalën time, i përngjan njeriut, që e ndërtoi shtëpinë përmbi dhe ‑ pa themel: u vërsul lumi e menjëherë e rrëzoi: ajo shtëpi u bë gërmadhë e madhe.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Çfarë është “visari i mirë” në zemrën time? A ka vallë ndonjë visar në të? Duhet t`i hedh një vështrim dhe të eksploroj në të. Atëherë do të gjej se visari qenka Hyji që banon gjithmonë në zemrën time.

– Si mund ta di se Hyji është në zemrën time? Sepse Jezusi premtoi (Gjoni 14,23) se ai dhe Ati i tij do të vijnë dhe do të banojnë në ata që përpiqen ta mbajnë fjalën e tij. A jam duke e mbajtur fjalët e Jezusit?

– Thomas Merton shkruan: “Në qendër të qenies sonë është një pikë e asgjësë që është e paprekur nga mëkati dhe nga iluzioni; pika apo shkëndija që i përket tërësisht Hyjit. Është lavdia e pastër e Hyjit në ne.”Ky është visari im i mirë!

 

Bashkëbisedimi

 

Zot, ti më njeh mëmirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment tëjetës sime.
Faleminderit përhirindhedashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit përftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmoqë gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »