KRYQI – ZOTI E DI SE ÇKA PO HEQ

Sep 14 • Meditimi i ditës

14 shtator 2015 – E hënë, Lartësimi i Kryqit të Shenjtë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Megjithë krijimin,
Jami/e zhytur në Hyjin.
I lejoj vetes të lirohem nga e kaluara dhe e ardhmja,
Në mënyrë që t`i lëtë gjitha brengat e mia në duart e Zotit,
Dhe që të jem thjesht me Zotin,
Këtu dhe tani.

 

Liria

 

Hyji më do pa kushte,
Dhe më tërheq kah gjithçka që është e mirë,
Duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Vetëdija

 

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lëmë nja në punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 3, 13-17

 

13 Askush nuk u ngjit në qiell,

përveç Birit të njeriut

që zbriti nga qielli.

14 Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi

gjarprin në shkretëtirë,

po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut,

15 që kushdo të besojë në të

ta ketë jetën e pasosur.

16 Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën

sa që dha një të vetmin Birin e vet

kështu që, secili që beson në të,

të mos birret,

por të ketë jetën e pasosur.

17 Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin

që ta dënojë botën,

por që bota të shpëtojë nëpër të.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Po të kishin humbur të gjithë ungjijtë, përveç rreshtit “Hyji aq fort e deshi botën…” (Gjn 3,16), kjo do të ishte e mjaftueshme për t`i dhënë shpresë njerëzimit! Këtu hasim në qendrën e ungjillit – Lajmit të mirë: dashurinë e pafund e Hyjit ndaj nesh, e dëshmuar duke dërguar Birin për të na marrë dhe çuar në jetën e amshua Pjesa tjetër e Besëlidhjes së Re është komenti i kësaj të vërtete.

– I kaloj disa momente duke u ndalur në faktin se pavarësisht dhimbjes, ligësisë dhe mëkatit të çdo njërit, duke përfshirë edhe mua, Hyji dashuron përjetësisht.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »