JETË E (PA)PLOTË

Sep 16 • Meditimi i ditës

16 shtator 2015 – Emërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Në pikën e qetë të botës sime në lëvizje,
Në thelbin e qenies sime,
Presta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
I Cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

 

Hyji sillej me mua ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra që Hyji duhet të m`i mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Vetëdija

 

Në këtë moment, oZot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lëmë nja në punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Lk 7, 31-35

 

31 Me kë, pra, t’i krahasoj njerëzit e kësaj breznie? Kujt i përngjasin? 32 U përngjasin fëmijaçave që rrinë ndër sheshe dhe e thërrasin njëri‑tjetrin, sipas asaj fjale:

‘Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet; bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!’

33 Erdhi Gjon Pagëzuesi; as nuk hëngri bukë as nuk piu verë, e ju thoni: ‘Ka në trup djallin.’ 34 Erdhi Biri i njeriut: Ky ha e pi, e ju thoni: ‘Ja, gopçi, pijaneci, miku i tagrambledhësve e i mëkatarëve!’

35 Por Urtisë i japin të drejtë bijtë e saj.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi përpiqet këtu të na shkundë. A kam nevojë të më shkundë? A jetoj në mënyrë të pa plotë, vetëm “përgjysmë”?

– Shpirti im mund të bëhet i topitur, i mërzitshëm, i paralizuar, i droguar, i fragmentuar, copëzuar. Mund të mbes i palëvizshëm pavarësisht se çfarë ka bërë Hyji për mua. Nganjëherë as dhimbja e të tjerëve nuk më prek shumë. E kam të vështirë t`i kënaq. Psikologët flasin për njerëzit që jetojnë jetën e “një mijë neveritjeve të vogla.” Mirënjohja dhe dhënia nder e lavd Hyjit për shkak të mirësisë së tij në mua mund të jenë të dobëta dhe të gabuara.

– Jezus, më nxirr nga varri, që unë vetë ia kam bërë vetvetes. Dua të jetoj në plotësinë e jetës me ty. Dua të jem si ti – i gjallë dhe veprues me jetën hyjnore brenda vetes.

 

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në muakur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

Sa lehtë shpërqendrohemi dhe largohemi nga Zoti. Kjo botë na bën aq shumë kërkesa, dhe ato kërkesa siç duket janë konstante.

Të angazhuarit e vetvetes në drejtim të Zotit është një punë e rëndë, por nuk është e pamundur.

Angazhimi për te rruga e Zotit mund të bëhet çdo natë para se të shkosh të flesh dhe çdo mëngjes kur fillon dita.

Krejt çka duhet bërë është ta drejtojmë vëmendjen tonë kah veprimi i Zotit në jetët tona. Mendoje, shprehe, zbatoje këtë.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »