MYSAFIRJA E PAFTUAR

Sep 17 • Meditimi i ditës

17 shtator 2015 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

  

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment
dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Zoti e derdh mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tijin…

 

Liria

 

Lus për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat e mia,

që të hapem me Zotin për të dëgjuar çka kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Vetëdija

 

Më ndihmo, o Zot, që të jem edhe më i/e vetëdijshëm/e për afërsinë tënde.

Më mëso sesi të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën time me falënderim për shkak të dashurisë sate

që ma ke treguar nëpërmjet njerëzve tjerë.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 7, 36-50

 

36 Një farise e grishi Jezusin për bukë. Ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë. 37 Kur, ja, hyri menjëherë një grua që ishte mëkatare e njohur në qytet. Ajo, kur mori vesh se Jezusi gjendej në tryezë, në shtëpinë e fariseut, mori një enë alabastri me parfum, 38 zuri vend pas tij, te këmbët e tij dhe, duke qarë, filloi t’ia lajë këmbët me lot, t’ia fshijë me flokë, t’ia puthë e t’ia lyejë me parfum.

39 Kur e pa këtë gjë fariseu që e kishte thirrur, mendoi me vete: “Po të ishte ky profet, do ta dinte se kush dhe çfarë gruaje është kjo që po e përket: se është mëkatare.”

40Jezusi mori fjalën dhe i tha:

“Simon, dua të të them diçka.”

“Fol, Mësues!” ‑ iu përgjigj ai.

41 “Një huadhënës ‑ vazhdoi Jezusi‑ kishte dy borxhlinj. Njëri i kishte pesëqind e tjetri pesëdhjetë denarë. 42 Pasi nuk kishin me çka t’ia kthenin, ua fali të dyve. Cili prej tyre do ta dojë më fort?”

43Simoni iu përgjigj:

“Mendoj ai, të cilët i fali më shumë.”

“Mirë pleqërove! ‑ i tha Jezusi.

44 Dhe, si u soll kah gruaja, i tha Simonit:

“A po e sheh këtë grua? Hyra në shtëpinë tënde, ti nuk më dhe ujë për t’i larë këmbët. Kjo, përkundrazi, me lot m’i lau këmbët e me flokët e kresë m’i fshiu. 45 Ti nuk ma dhe puthjen e detyruar. Kjo, përkundrazi, që kur hyri, nuk pushon së puthuri këmbët e mia. 46 Ti nuk ma leve kokën me vaj. Kjo, përkundrazi, me parfum m’i leu këmbët e mia. 47 Këndej po të them: iu falën mëkatet e shumta, sepse tregoi dashuri të madhe. Ai, të cilit i falen më pak, më pak dashuri tregon.”

48 Atëherë i tha gruas:

“Të janë falur mëkatet!”

49 Ata që ishin në tryezë me të, filluan të mendonin me vete: “Kush është ky që po fal edhe mëkatet?!”

50 Por ai i tha gruas:

“Feja jote të shpëtoi. Shko në paqe!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Vë re se sa shpesh në Ungjij të takimi me Jezusin është vendosur rreth gostisë, festës. Ashtu si kjo gruaja e panjohur, edhe unë jam duke e kërkuar Jezusin. Sjell me vete mëkatshmërinë time. Kjo mëkatshmëri, në njëfarë mënyre, është dhuratë për Jezusin.

– E vështroj respektin e Jezusit që ka për gruan. Ai ka mundur të tërhiqej nga prekja e saj dhe të kërkonte që ajo të qitej jashtë. Në vend të kësaji dedikohet asaj tërësisht. Jezusi ka gjithmonë kohë për mua. Jezusi i vëren gjestet e vogla–kontaktin e vogël të dashurisë të shprehur me anë të ujit, vajit, lotëve dhe puthje

– Çfarë gjeste dashurie mund t`i tregoj unë? Kjo grua është e thjeshtë, e përvuajtur, plot besim. Mësofsha prej saj, që edhe unë të vijmë afër Jezusit.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »