GRATË E KISHËS SË HERSHME

Sep 18 • Meditimi i ditës

18 shtator 2015 – e premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

 

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)
Lus për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Vetëdija

 

E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Lk 8,1-3

 

1 Pastaj Jezusi përshkoi qytete e fshatra duke predikuar e duke kumtuar Ungjillin e Mbretërisë së Hyjit. E përcillnin të Dymbëdhjetët2 dhe disa gra që kishin qenë shëruar nga shpirtrat e ndytë e sëmundjet: Maria e quajtur Magdalenë, prej të cilës pati dëbuar shtatë djaj, 3Gjonia, e shoqja e Huzës, kujdestarit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera që me pasuritë e veta e ndihmonin Jezusin e nxënësit.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Luka ungjilltar gjithmonë flet në favor të grave dhe ndriçon përgjigjen e tyre pozitive ndaj Jezusit. Ai është ungjilltari i vetëm i cili na jep këtë detaj të grave që udhëtojnë me Jezusin.

– Skena jep një pamje të kishës së hershme. Ajo është duke u rritur dhe është e bazuar në njerëzit e zakonshëm–burra dhe gra –të cilët mblidhen rreth Jezusit. Ta ndjekësh Jezusin don te të thoshte se ata duhej të hiqnin dorë nga ish mënyra e zakonshme e jetës. Ata mbartnin me vete “Lajmin e mirë të Mbretërisë së Hyjit”, jo vetëm me fjalë, por si një bashkësi ngushtë e lidhur ku ndanin bashkë gjithçka që kishin. Çfarë fillimi i brishtë për Kishën!

– Në ato kohë mund ta përjetoj Kishën si të brishtë dhe të pa pajisur për detyrën e saj të madhe të përhapjes së Lajmit të mirë. Lutem që Zoti t`i bekojë përpjekjet e mia për t`iu sjellë Lajmin e mirë të gjithë atyre që i takoj.

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »