VUAJTJA JOTE PËR SHPËTIMIN E BOTËS

Sep 20 • Meditimi i ditës

20 shtator 2015 – E diela 25-të gjatë vitit(B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

 

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga pikëllimi dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Vetëdija

 

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mundet tëtë frymëzojëta zbulosh çka po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo ç`po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk 9, 30-37

 

30 Si u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile, por nuk donte ta dinte kush, 31 sepse i mësonte nxënësit e vet.

U thoshte:

“Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh”

32 Ata nuk e morën vesh këtë fjalë e kishin frikë ta pyesinin.

33 Arritën në Kafarnaum. Si hyri në shtëpi, i pyeti:

“Mbi çka biseduat rrugës?”

34 Ata nuk bënë zë, sepse udhës kishin biseduar kush ishte më i madhi. 35Jezusi u ul, i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u tha:

“Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.”

36 Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes të tyre, e përqafoi dhe u tha:

37 “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi kurrë nuk do të zhgënjej. Nxënësve, dishepujve të vet u thotë të vërtetën për pësimet, vuajtjet e veta. Misteri i Kryqit është vendosur në mënyrë të qartë. Ai nuk dëshiron që nxënësit të lejojnë të nga shënjehen nga imazhi i një Mesie madhështor, Mesie mrekulli bërës. Jezusi vepron në një nivel shumë më të thellë: ai e identifikon veten me të gjitha viktimat e padrejtësisë gjatë gjithë historisë njerëzore. Jezusi solidarizohet me ta, madje duke e paguar me jetën e vËshtë kjo dashuria që do të thyejë zinxhirët e mëkatit. Hyji është me të varfrit dhe ka për t’u dhënë atyre vendin e parë në Mbretërinë e vet.

– O Zot, kur has në vuajtje apo tradhti në rrugën time, bëj që të mund të t`i kushtoj ty. Bëj që të besoj se vuajtja ime, e pranuar me durim dhe dashuri, luan një rol të rëndësishëm në shpëtimin e botës.

 

Bashkëbisedimi

 

Ç`ndodhë në mua kur lus?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia paraqes të gjitha çka jam duke ndier.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »