FAMILJARITET ME JEZUSIN

Sep 22 • Meditimi i ditës

22 shtator 2015 – e martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Vetëdija

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e ke kaluar në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Lk 8, 19-21

 

19 Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s’mundën të afroheshin tek ai prej popullit. 20 E lajmëruan:

“Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin.”

21 Ai iu përgjigj:

“Nëna ime e vëllezërit e mi ‑ janë këta ‑ që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Njerëzit natyrshëm supozonin se Jezusi do t`i japë përparësi familjes së vet. Por, me një fjali të vetme ai zbulon se çdo njeri mund të bëhet anëtar i familjes së tij. Familjaritet ime Jezusin nuk varet nga statusi social apo arritjet akademike, apo nga begatia. Ai varet nga “dëgjimi dhe zbatimi i fjalës”.

– Por çfarë është “fjala” dhe si “ta zbatojmë atë”? Fjala e parë që na ka shqiptuar Jezusi është se dashuria e Atit ndaj nesh është e pafund. Ne duhet ta besojmë këtë dhe të jetoj më nga kjo.

– Papa Françesku thotë: “Kur çdo gjë është thënë dhe bërë, ne jemi të dashur pafundësisht. ” Po ta dinim se sa jemi të dashur dhe sa të dashur janë të afërmit tanë, sjellja jonë ndaj të tjerëve do të ndryshohej, dhe bota do të bëhej një vend më i mirë.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.

Më mëso që të kem besim fëmijëror në ty.

Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më lëshosh.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »