(PA)VARËSIA NGA ZOTI

Sep 23 • Meditimi i ditës

23 shtator 2015 – e mërkurë, Shën Pio nga Pietralçina, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurin ëe Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur përZotin.

 

Liria

 

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.

Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,

Duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.

Kërkoj hirin që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë me plotësi.

 

Vetëdija

 

Si po e përjetoj/ndiej sot veten time?
Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 9, 1-6

 

1Jezusi i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u dha zotësi e pushtet mbi të gjithë djajtë si dhe aftësinë të shërojnë sëmundjet. 2 Pastaj i dërgoi të shpallin Mbretërinë e Hyjit dhe të shërojnë (të sëmurët). 3 E u tha:

“Asgjë mos merrni për udhëtim: as shkop, as strajcë, as bukë, as para, e secili të mos ketë më se dy këmisha. 4 Në atë shtëpi që të hyni, aty rrini derisa të qëndroni në atë vend. 5 Nëse ndokush nuk do t’ju pranojë, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni pluhurin prej këmbëve tuaja si dëshmi kundër tyre.”

6 Ata u nisën dhe rende‑rendas u ranë fshatrave duke predikuar Ungjillin e duke shëruar gjithkund.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– “Asgjë mos merrni për udhëtim!” Papa Françesku ëndërron një kishë të varfër për të varfrit. Si nxënësit në skenën e Ungjillit Kisha sot duhet të varet nga Hyji, dhe jo nga prona, pushteti apo prestigji. Vlera e vetme që vlen është pasuria e Lajmit të mirë – Ungjillit.

– Nxënësit e sotëm duhet të përqendrohen vetëm në Hyjin. Vetëm atëherë fuqia e hirit të Hyjit do të jetë e lirë dhe pa fund efektive. Në këtë mënyrë do t`ia sjellë “Lajmin e mirë” botës që e ka humbur rrugën e saj dhe do t`ia “shërojë sëmundjet” e saja kudo.

 

Bashkëbisedimi

Zot i dashur, të faleminderit që më do dhe që më fton në një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me ty.

Dashuria ime u përhaptë dhe i prektë të tjerët.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »