MOMENT HIRI

Sep 24 • Meditimi i ditës

24 shtator 2015 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Hyji është me mua. Madje më shumë: Hyji është në mua, ai bën që unë të ekzistoj.

Një moment do të pushoj në praninë jetëdhënëse të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

 

Liria

 

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e heshtjes, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty.

 

Vetëdija

 

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë me veten se si jam.

Si po kalon dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 9, 7-9

 

7Herodi tetrark kishte dëgjuar për të gjitha këto ngjarje dhe ishte shumë i shqetësuar, sepse disa thoshin: “U ngjall Gjoni së vdekuri!” 8 Disa të tjerë: “U duk Elia!” Disa të tjerë prapë: “U ngjall një prej profetëve të vjetër!”

9 Kurse Herodi tha: “Gjoni! Atij unë ia preva kokën! Po ky kush do të jetë, për të cilin po dëgjoj kaq shumë?” E kërkonte rastin ta shihte.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kuriozitetii Herodit rritet kur i dëgjon tregimet përJezusin. Hyji i troket në derën e tij, në derën e zemrës së tij. Ky është momenti i tij i hirit. Momenti kalon dhe nuk kthehet deri atëherë kur Jezusin e çojnë tek ai për ta gjykuar.

– Herodi me të vërtetë e shikon Jezusin, dhe Shën Luka thotë se i vinte mirë. Por Herodi refuzoi hirin që po i ofrohej, sepse dëshira e tij për ndryshim ishte e pamjaftueshme. Ai dëshiron që Jezusi të bënte ndonjë akt argëtues. Por Jezusi nuk flet dhe nuk bën asgjë kështu që ekipi i Herodit bën shaka me të dhe e dërgon duke e rikthyer te Pilati. Dyert e Herodit në këtë moment u mbyllën.

– O Zot, bëj që të të njoh në momentet e hirit që vijnë në rrugën time. Bëj që të jemi/e hapur ndaj teje, pavarësisht se në çfarë forme më vjen.

 

Bashkëbisedimi

 

Dhuntia e të folurit është një dhuratë e jashtëzakonshme.

Bëj që këtë dhuratë të mund ta përdori me dashamirësi.

Qofsha i ngadalshëm kundrejt fjalëve të vrazhda që plagosin,

kundrejt fjalëve të thëna në zemërim.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »