FRIKA NGA PËSIMI

Sep 26 • Meditimi i ditës

26 shtator 2015 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Vetëdija

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 9, 43b-45

 

Ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte, Jezusi u tha nxënësve të vet:

44 “Thadroni mirë në zemër këto fjalë që po ju them: Biri i njeriut do të bjerë në dorë të njerëzve.”

45 Por ata nuk e morën vesh këtë fjalë. Kjo për ta mbetej fshehtësi e nuk e kuptonin. Madje kishin frikë ta pyesnin për këtë fjalë.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Nxënësit kanë nevojë këtu për nxitje! Nuk mund të pajtohen me faktin se Jezusi do të tradhtohet. Për çfarë arsye dikush do ta tradhtonte atë kur ai bën aq shumë të mira, kur është kaq i njohur, në kulmin e fuqisë?

– Kur ndihem i/e tradhtuar, atëherë nuk e ndiej veten mirë – është e vështirë. Aq shumë njerëz janë tradhtuar, ashtu si jeta e Jezusit, jetët e të tjerëve janë bërë aq të shkurtra për shkak të ligësisë së njerëzve të këqij. Më forcon fakti se Biri i Hyjit e njeh ankthin nga përvoja e vet dhe se luftoi me të dhe me anë të dashurisë së tij nga ajo e bëri një të mirë më të madhe.

– O Zot, kur gjërat shkojnë keq dhe fillon të më lëshojë zemra, ma kujto ankthin, mundimin tënd. Atëherë do të jem në gjendje për të vazhduar më tej i/e bindur se ti në mënyrë radikale dhe konkrete, përbrenda, e ke mundur të keqen e botës.

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »